Këto 3 femra ju kundërvunë diktatorit të fundit të Evropës, ja çfarë ju ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar pesë javë qe nga dita qe Bjellorusia publikoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Presidenti Alexander Lukashenko, i njohur si diktatori i fundit i Europës, rezultoi fitues me 80.23% të votave.

Në javët pasardhëse, shteti Bjellorus është përballur me valë protestash masive të qytetarëve të cilët besojnë se votimet ishin të manipuluara. Nga ana tjetër policia vendase nuk ka hezituar të përdor dhunë të paprecedent kundrejt tyre. Por, ajo ç’ka është më shqetësuese është se tre femra të profilit të lartë të partisë opozitare janë zhdukur nga sytë e publikut ose janë larguar nga vendi.

Kontrolli kufitar Bjellorus deklaroi këtë të Martë përmes medias shtetërore të vendit, se Maria Kolesnikiova, një figurë kyçe opozitare, është ndaluar në anën Bjelloruse të kufirit me Ukrainën.

“Zhdukja e kandidateve tregon përtej çdo dyshimi egërsinë e këtij regjimi dhe sesa e rëndësishme është që komuniteti ndërkombëtar të mos humbas interesin në ngjarjet e tmerrshme që kanë kapluar vendin që prej zgjedhjeve, “është shprehur për CNN Tom Tugendhat, kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet e Matshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kolesinova bashkoi forcat me dy kandidatet e tjera opozitare Svetlava Tikhanovskaya dhe Veronika Tsepkalo, për t’ju kundërvënë Lukashenkos në zgjedhje, pasi shumë prej kandidatëve të tjerë opozitar ju ndalua kandidimi ose u burgosën.

Nga e majta në të djathtë: Svetlana Tikhanovskaya, Veronika Tsepkalo dhe Maria Kolesnikova (Burimi CNN)

Tikhanovskaya dhe Tsepkalo u larguan nga shteti Bjellorus menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa Kolesnikova qëndroi dhe vendosi të fliste kundër rezultatit. Në një intervistë, për CNN, ajo deklaroo se Lukashenko “ duhet ta pranoj faktin qe  Bjellorusët nuk e pëlqejnë atë dhe nuk duan që ai të qëndroi President i Bjellorusisë” .

Maria Kolesnikova

Lexo edhe :  Akulli po shkrin me një ritëm të përshpejtuar/ Studiuesit ngrenë alarmin

Kolesnikova u zhduk në Minskun qëndor të Hënën. Vetëm pak orë më vonë, u zhduken dhe dy prej kolegëve të saj nga Këshilli i Kordinimit, grupi më i madh opozitar bjellorus.

Sipas Kontrollit Kufitar Bjellorus, koleget e saj kaluan pikën kufitare Alexandrovka drejt Ukrainës ndërsa Kolesnikova nuk ka mbërritur në piken kufitare të Ukrainës për kontroll.

Svetlana Tikhanovskaya

Tikhanovskaya, kandidatja kryesore opozitare, e cila zuri vendin e bashkëshortin të saj që u burgos nga presidenti, kundërshtoi publikisht rezultatet e zgjedhjeve (sipas te cilave ajo fitoi vetëm 9.9 % të votave) dhe kërkoi rinumërim të votave. Pak ditë më vonë ajo u dëbua nga vendi dhe u largua së bashku më fëmijët drejt vendit fqinjë, Lituanisë.

Veronika Tsepkalo

Tsepkalo, e cila shërbeu si këshilltare e Tikhanovskaya, u largua drejt Moskës për arsye sigurie pak para zhvillimit të zgjedhjeve.

Me parë, bashkëshorti i Tsepkalo, Valery Tsepkalo, ish-ambasadori Bjellorus për SHBA-t, nuk u lejua të regjistrohej si kandidat dhe pas kërcënimeve të për arrest, u largua së bashku më fëmijët drejt Rusisë. Familja Tsepkalo është tashmë në azil ne Poloni. Tsepklao është shprehur nga Polonia se “President i vetëm i ligjshëm i vendit është Svetlana Tikhanovskaya dhe se qëllimi i tyre i vetëm është të largojnë Lukashenkon”. Ajo shtoi se do të dëshironte të kthehej ne Bjellorusi, por e kupton që mundësitë që ajo të burgoset janë “ shumë shumë të larta.”

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV