Paralajmërimi i fortë i Shefit të OKB: Bashkohuni për klimën ose njerëzimi ‘shkatërrohet’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se nëse fuqitë botërore nuk bashkohen të ridrejtojnë ekonomitë e tyre në të ardhmen, njerëzimi do të ‘shkatërrohet’.

Ai u bëri thirrje kombeve që të përdorin pandeminë si një trampolinë për të filluar “masa transformuese” në energji, transport, industri dhe në mënyrën se si njerëzit jetojnë. Këto komente ai i bëri në intervistën me agjencinë AFP dhe anëtarët e tjerë të rrjetit “Covering Climate Now, një bashkëpunim global i mediave të angazhuara për raportime në çështjet e klimës.

“Të bashkohemi, ose do të jemi të shkatërruar”, tha Guterres.

Pakënaqësitë për ndryshimet klimatike kanë rezultuar me protesta të shumta nëpër botë.

Më herët Guterres, ka thënë se tani, toka po ballafaqohet me fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe vdekjeprurëse, thatësira dhe ngritje të niveleve të detërave.

Më 8 shtator, Agjencia Evropiane e Mjedisit tha se luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër.

Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV