Terroristi hyn në grevë urie në burg/ “Ndihem i detyruar, refuzoj edhe terapinë”

Cesare Battisti, terroristi i njohur italian, anëtari themelues i grupit radikal italian që quhet ”Proletarët e armatosur për komunizmin” ka hyrë në grevë urie në burg kundër izolimit.

Përmes një letre, ai ka vënë në dijeni avokatin e tij Davide Steccanella.

“Pasi më kanë mbaruar të gjitha mjetet e tjera për të pohuar të drejtat e mia, ndihem i detyruar të hyj në një grevë totale urie dhe refuzoj terapinë.”

Terroristi Italian ndodhet prej më shumë se një viti e gjysmë në izolim në burgun Oristano.

Një masë e tillë sipas avokatit të tij është krejtësisht “e paligjshme”.

Cesare Battisti u arrestua në Bolivi në 2019.  Ai u dënua në vitin 1993 për katër vrasje politike në vitet ’70./Er.Ke/Fjala.al/