VIDEO/ Fitorja ndaj kombëtares sonë, gëzimi i lituanezëve pas përfundimit të ndeshjes

Lituania arriti të marrë një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme ndaj kombëtares sonë me rezultatin 0-1, falë golit të Kazlauskas në minutën e ‘50.

Kjo ishte fitorja e parë në një ndeshje zyrtare e tyre që nga viti 2016, kur mundnin Maltën në eliminatoret e kampionatit evropian me shifrat 2-0.

Një sukses, që vjen pas kaq shumë kohësh, natyrisht që do festuar për një skuadër modeste si ata.

Kështu, e gjithë skuadra dhe stafi teknik kanë festuar në fushë pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, por edhe më pas në dhomat e zhveshjes, duke festuar e kënduar.

Për më tepër mjafton të ndiqni videon e sjell më poshtë nga Fjala.al./Bl.Ba/Fjala.al