Xhovani de Biazi, fitorja e vetme “shqiptare” e takimeve të dyta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri italian me pasaportë shqiptare udhëheq Azerbajxhanin drejt fitores 1-0 në Qipro. Xhovani de Biazi e ka udhëhequr skuadrën e tij të re, Azerbajxhanin, drejt së parës fitore në dy ndeshjet e para nën drejtimin e tij. Ish-trajneri i Shqipërisë nuk e ka fshehur kënaqësinë teksa ka parë skuadrën e tij të marrë të martën në mbrëmje një fitore minimale, por mjaft të vyer, në Qipro, përballë përfaqësueses vendase. Ka debutuar me një humbje zhgënjyese, 1-2 në shtëpi përballë Luksemburgut në takimin e parë, të zhvilluar para 3 ditësh, por nuk ka vonuar të tregojë aftësitë e tij si trajner, duke e udhëhequr skuadrën e tij të re, Azerbajxhanin, drejt së parës fitore në dy ndeshjet e para nën drejtimin e tij.

Xhovani de Biazi nuk e ka fshehur kënaqësinë teksa ka parë skuadrën e tij të marrë të martën në mbrëmje një fitore minimale, por mjaft të vyer, në Qipro, përballë përfaqësueses vendase. Për më tepër, skuadra e tij e ka arritur këtë fitore në një mënyrë bindëse, teksa edhe vetë faqja në internet e UEFA-s pohonte në raportimin e saj se përfaqësuesja azere mund dhe duhej të kishte shënuar më shumë gola. “Ishte një ndeshje shumë e mirë”, – ka deklaruar ish-trajneri i Shqipërisë, duke folur pas ndeshjes në Qipro. “Ne mund të shënonim më tepër gola në pjesën e parë”, – ka vijuar ai. “Por jemi të kënaqur që rezultati i takimit ishte në favorin tonë, sepse pjesa e dytë ishte e lodhshme e pati edhe pak tension brenda”, – ka shtuar italiani që ka edhe pasaportë shqiptare, i cili ka shprehur edhe kënaqësinë që skuadra e mbylli ndeshjen me 11 lojtarë. “Bëmë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen me Luksemburgun, – ka rrëfyer 64-vjeçari. – Megjithatë, pati disa gjëra që nuk më pëlqyen.

Lexo edhe :  Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Por më e rëndësishmja është dëshira që lojtarët kanë për të luajtur.” “E kam thënë që nga dita e parë që ne duhet të besojmë te suksesi dhe te fitorja. Nëse e bëjmë këtë, do të kemi shumë fitore si kjo e sotmja. Sot skuadra jonë fitoi dhe, më e rëndësishmja, brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe, lojtarët e mi ishin në gjendje të nxirrnin mësime nga humbja dhe të tregonin karakter”, – ka përfunduar trajneri i Azerbajxhanit, Xhovani de Biazi. Në dy takimet e radhës, ato që luhen në gjysmën e parë të tetorit, Azerbajxhani i trajnerit italo-shqiptar viziton Malin e Zi, për të pritur më pas në shtëpi Qipron./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

‘1984’ Nuk ka ndryshuar, por Amerika po

Nga Charlie English Gjeta një kopje të 1984-ës së George Orwell-it në bibliotekën e departamentit të shkencave sociale në Universitetin...

Zjarret në Shqipëri i fik shiu! Neutralizohen flakët në Korçë dhe Vlorë

Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore...

“Kush të pyeti ty, gjysh”!/ Rusia ‘kërcënon’ me luftë SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi shkurtimin e afatit 50-ditor që i kishte dhënë Rusisë për luftën në Ukrainë. Afati do të reduktohet në...

Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa...

“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!”, flet nëna e autorit të vrasjes në Pogradec

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52-vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë vrarë ish-bashkëjetuesen...

Lajme të tjera

Web TV