Arrestohet në mënyrë të papritur Conor McGregor!

Conor McGregor një nga figurat më legjendare të UFC-së ka rënë në prangat e policisë.

Mbi luftëtarin e njohur rëndojnë akuzat për ngacmim seksual. Sipas AFP-së, irlandezi është ndaluar nga policia në Korsikë të Francës.

“Pas një denoncimi në 10 shtator për akte që mund të përshkruhen si ngacmim seksual, zoti Conor Anthony McGregor është subjekt i shoqërimit në polici”, thuhet në një komunikatë të zyrës së prokurorit.

Ndërkohë, ende nuk janë zbardhur detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

 

Pa.Va/Fjala.al