“Kosova, shteti i parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem”/ Netanyahu publikon mesazhin e Osmanit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani falënderoi Izraelin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo gjë nuk ngeli pa u vënë re nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai ka publikuar  në rrjetin social Tëitter mesazhin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në video Osmani shihet pranë memorialit për komunitetin hebre në Kosovë, duke falënderuar Izraelin që njohu Kosovën dhe mezi pret bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ky mesazh i Osmanit është publikuar edhe në faqen e kryeministrit Netanyahu, i cili e ka cilësuar si domethënës mesazhin e kryeparlamentares kosovare.


“Një mesazh domethënës nga dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, shteti i parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem”, shkruan Netanyahu.

 

Pa.Va/Fjala.al