Përse e vranë Azem Hajdarin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ajet Ramcaj

Azem Hajdari u vra sepse doli shpejt nga protokollet e Katovicës Shqiptare. 1991-1992 është vetmi që ngriti zërin kundër bandave të Tiranës nga të cilët u kërcënua me jetë. Të gjithë e dimë që ato në atë kohë kontrollonin Tiranën dhe kishin përkrahjen e Shtetit që po binte.

Ai ma pas u bashkohet dhe përkrah Lëvizjet e Djathta të të Persekutuarve,Ish Pronarëve dhe Sindikatave duke dalë kundër Qeverisjes së PD-së. Të gjithë e mbajnë mend luftën që ju bë nga të tijët në parlament deri në heqje imuniteti e nxjerrje jashtë nga selia e PD për mos përmendur survejimin e tij nga SHIK.

1997 solli në pushtet me dhunë të majtën përmes bandave sipas planeve katovicare shqiptare. Azem Hajdari nuk pajtohet me këtë gjë dhe bahet promotori dhe Lider i njerzve për tu përballë më ta i gatshëm në të gjithë format.

Ai bahet gjeneral në kry të njerëzve të lirë nga Vermoshi në Konispol duke ringritur rezistencën dhe qëndresën e popullit ndaj pushtetit të Komiteteve të Shpëtimit por edhe duke ringritur në këmbë strukturat e Partisë që kish kriju në 1990.

Azemi për një vit rresht me gjithë pritat e atentatet shkel të gjithë Shqipërinë.Tashmë rreziku kryesor për pushtetin e fituar me grykën e pushkës nuk e kish emrin Sali Berisha por Azem Hajdari.

Azem Hajdari kish dalë nga rreshti dhe bani të qartë për një vit ditë për ditë se do luftonte me gjithë format më ish komunistët,o për gjithçka o për asgjë,ndaj Shteti i kohës por ndoshta edhe segmente Katovicare të Opozitës inskenuan Vrasjen e Shekullit duke përdorë si Doracë njerëz të Vendlindjes së tij me disa prej të cilëve kish kenë edhe shok.

Lexo edhe :  Pse Berisha vijon të tallet me demokratët?

Shqipnia do ish ndryshe sot nëse Azem Hajdarin nuk do e ndalonin plumbat e pabesë të 12 shtatorit 1998. I përjetshëm do jetë kujtimi i Tij.

Të fundit

Serbia bëhet gati për luftë, Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e...

Papa paralajmëron politikanët për sfidat që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale

Papa Leoni i XVI paralajmëroi politikanët këtë të shtunë, më 21 qershor, mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm...

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për të përmbyllur një marrëveshje me...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

Lajme të tjera

Web TV