Basha uron nxënësit: Nga sjellja juaj varen jetë njerëzish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Basha pohoi se “Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.”.

MESAZHI I BASHËS
Të dashur nxënës dhe mësues që sot nisni vitin e ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese!

Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t’ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues.
Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.

Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.

Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Prandaj lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin.
Ditë më të mira na presin!

Lexo edhe :  Berisha vijon ta nxijë Shqipërinë: Toka e kokainës, s’i pranojmë kurrë zgjedhjet

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV