Kina avancon me vaksinën/ Ja kur mund të jetë gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej kohësh bota po lufton me virusin famëkeq Covid-19 i cili ka sjellë gjendje të pazakontë në të gjithë globin. E teksa virusi ndodhet mes nesh, është kthyer në një nevojë jetike krijimi i një vaksine që parandalon përhapjen e këtij virusi.

Ndërkohë vendi origjinë i këtij virusi, Kina mund të jenë gati për përdorim në publik të vaksinës nga Nëntori, sipas zyrtarëve të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në vend.

Kina ka 4 vaksina të Covid-19 në fazat përfundimtare të provave klinike. Të paktën 3 prej tyre janë ofruar ndaj punëtorëve të shëndetësisë  nën një program të përdorimit emergjencë të nisur në Korrik.

Provat klinike të fazës së 3-të po ecin mirë dhe vaksinat mund të jenë gati për publikun e përgjithshëm në Nëntor apo Dhjetor, sipas ekspertes së biosigurisë tek Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Guizhen Wu.

Ajo tha se nuk ka patur ndonjë simptomë anormale në muajt e fundit, pasi ka marrë një vaksinë eksperimentale në muajin Prill dhe nuk dha detaje se kush vaksinë do të jetë gati.  Një  njësi e gjigantit shtetëror të farmaceutikës Sinopharm dhe kompania Sinovac që listohet në bursat në SHBA, po zhvillojnë 3 vaksinat që ndodhen nën programin e përdorimit emergjencë.

Një e katërt po zhvillohet nga CanSino dhe është miratuar për përdorim nga ushtria kineze në Qershor.  Sinopharm bëri të ditur në Korrik se vaksina mund të jetë gati për publikun në fund të këtij viti, pas përfundimit të fazës 3 të provave.  Prodhuesit botëror të vaksinave po garojnë për të krijuar një injeksion efektiv ndaj virusit, që ka lënë mbi 933,000 persona të vdekur.

Lexo edhe :  Vance: "Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por..."

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

OMONIA habit me deklaratën: S’ishte rastësi që zjarret dogjën zonat e minoriteti grek!

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Luana Vjollca i vë “flakën” Instagramit, reklamon linjat trupore në plazh

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për karrierën, por edhe për format e...

Spanjollët e dinë se vala vdekjeprurëse e të nxehtit tani është një ngjarje vjetore

Ne kemi nevojë për zgjidhje të përditshme si “bankat e freskisë” dhe hapësira të mbuluara, si dhe politika serioze për emetimet. Qeveria duhet të...

Lajme të tjera

Web TV