Vuçiç falenderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës/ Reagon ministrja e Jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse arritën marrëveshjen në SHBA dhe ranë dakord për 16 pika, Kosovës dhe Serbia kanë gjithmonë shkëndija mes tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot ambasadorin palestinez në Beograd. Ndër të tjera ai e ka falënderuar për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj- Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Për Haradinaj- Stubllën, e cila ishte dhe vetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington gjatë marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

Postimi nga ministrja kosovare:

Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprimet shkatërruese të shkeljes së pikës 15 të Marrëveshjes së Uashington ndërmjetësuar nga Trump.

Sot ai falenderoi ambasadorin palestinian Nabhan për ‘qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e Kosovës. ”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”, shkruan ajo.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku...

Fitore me spektakël në “Anfield”, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League! Ekipi i drejtuar nga Arne Slot ka fituar 5-1 ndaj Tottenham në "Anfield", duke festuar në mënyrën...

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën, pasi kjo e fundit nuk...

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të dyshimta dhe në dukje të...

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij. Duke sjellë në vëmendje...

Lajme të tjera

Web TV