Ekskluzive/ Kukësi ‘ndez motorët’, lojtarët zbresin në fushë para sfidës me Wolfsburg

Sot është dita e skuadrave shqiptare në Europë ku do të tentohet mrekullia pavarësisht vështirësisë së kundërshtarëve.

Më herët Teuta humbi me rezultatin 0-4 ndaj Granadas duke u eliminuar nga Europa League ndërsa Laçi është duke u përballur me Hapoel Beer Sheva që për momentin është me rezultatin 0-0. Megjithatë supersfida është rezervuar për në mbrëmje ku Kukësi do të gjejë përballë ‘ujqit’ gjermanë të Wolfsburg. Për verilindorët do të jetë një përballje tejet e vështirë duke marrë parasysh forcën e Gjermanëve. Por në skuadrën verilindore ndodhet një strateg si Skënder Gega, i cili i ka mentalitet fitues dhe do e hedhë skuadrën e tij në fushë me motivimin sikur të jetë një finale. Teksa na ndajnë ende disa minuta nga fillimi i sfidës, lojtarët e Kukësit kanë ndezur motorrët dhe kanë dalë në nxemje.

Fjala.al ka siguruar pamje ekskluzive nga stërvitja para ndeshjes e skuadrës shqiptare.

 

Pa.Va/Fjala.al