Parashikoi Covid-19/ Flet ylli i Hollywood: Isha i përgatitur për pandeminë

Të gjithë ata që e kanë ndjekur filmin Cotagion me siguri që po i përjetojnë skenat e tij më shumë se kurrë kjo për shkak të Covid-19.

Jude Law, i cili është një prej yjeve të famshëm të Hollywood, foli për historinë e një virusi vdekjeprurës.

Aktori i njohur u pyet në lidhje me faktin se kaq shumë njerëz i janë drejtuar filmit “Contagion” mes një pandemie, dhe ai u shpreh:

“Më duket pak e çuditshme që të gjithë u kthyen për të parë filmin, në mes të asaj që po ndodhte vërtet. Ju mjafton të ndizni lajmet, nuk keni nevojë të shihni filmin.”

Aktori tha se ishte i përgatitur për këtë pandemi, që prej 10 vitesh, pra, që prej publikimit të filmit. “Nëse jam i sinqertë, një nga kujtimet ose përvojat më ndikuese në atë film ishin mjekët dhe virologët që po na këshillonin,” tha ai.

 

Pa.Va/Fjala.al