Listat e hapura/Hajdari: Propozimi i PS-së , truk për t’i mbajtur të mbyllura në 90%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja, Rudina Hajdari, thotë se propozimi i PS për hapjen e listave 100% nuk është asgjë tjetër veçse një truk për ti mbajtur listat e mbyllura në 90% të saj.

Në një intervistë për Rtv Ora, ajo thotë se kjo nismë është antikushtetuese dhe bie ndesh edhe me deklaratat e vetë kryeministrit Rama.

“Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një një truk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS është që kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listën fituese.

Me votën  parapëlqyese përcakton thjesht një korrektim të listës. Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin që listat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë para një muaji.

Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën 70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës. Propozimi jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e  deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhe përfaqësues të tjerë të PS,” deklaroi ndër të tjera Hajdari.

Ndaj Hajdari ka dalë me një propozim për mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare ku kërkon që emrat në listën e subjektit zgjedhor të renditen sipas rendit alfabetik duke filluar nga shkronja A.

Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve,” thekson Hajdari.

Lexo edhe :  Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

E ndërsa PD-LSI nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Gjiknuri mbi kërkesën e tyre për t’iu drejtuar OSBE-ODIHR për ekspertizë, Hajdari thotë se koha nuk është në funksion të procesit.

Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuese në kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut. Duhet të mos ndryshojmë kodin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve. Nëse e shtyjmë në kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencë e ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus,” deklaroi Hajdari.

Hajdari shmangu komentet për pragun elektoral dhe koalicionet duke theksuar se në tryezën e Këshillit Politik është vetëm për tu dalë zot hapjes së listave.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Hajdari do të garojë nën siglën e partisë më të re “Nisma Thurje”.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në...

VIDEO: Super Rey Manaj! Shënon dhe nxjerr ekipin nga zona e rrezikut. 11 gola këtë sezon

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është treguar deçiziv për ekipin e tij në Turqi. Sivasspor fitoi 2-0 kundër Antalyaspor dhe pas javës së 33-të...

Fushata elektorale, Rama me gratë dhe vajzat e Vlorës, “Marigoja” qëndis flamurin

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë e valle në takimin që po zhvillon sot me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës. Madje...

“K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në UNESCO! Ministri Gonxhe: Moment krenarie

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Lajme të tjera

Web TV