Dramatike/ Babai zhytet çdo ditë në lumë për të gjetur trupin e vajzës 15-vjeçare

Hafsa 15 vjeçare, po përpiqej të mbërrinte në një plazh të vogël në ujërat e lumit Adda në Sondrio të Italisë. Por për fat të keq rryma ishte tepër e fortë dhe nga ai moment ajo u zhduk. Që nga data 1 shtator prej vajzës nuk pati më asnjë gjurmë.

I ati, që kur ndodhi fatkeqësia ishte në Marok, u kthye me urgjencë. Çdo ditë që kalonte ai zhytej në ujrat e lumit me shpresën të gjente të paktën trupin e saj.

“Nuk ndaloj dot, dua vetëm ta përqafoj edhe një herë, nuk ka mundësi të jetë zhdukur kështu”, ishin fjalët e Hamed Ben Duod.

Ai nuk reshti së kërkuari edhe vetëm notonte kundër rrymës, kërkonte mes shkëmbinjve, zhytej. Por së fundmi, 37 vjeçari nuk e mori sërish biçikletën për të shkuar në vendin ku u zhduk e bija.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur një trup që mund të jetë i saj dhe tani pritet verifikimi. Historia e Hamedit dhe e dramës së tij preku të gjithë Italinë; në kujtesën kolektive ka mbetur e rrënjosur pamja e burrit që dilte nga uji i dëshpëruar e shpesh vinte duart në kokë, duke mos gjetur dot paqe për humbjen e pësuar.

Pa.Va/Fjala.al