Artan Fuga: Në sytë e publikut nuk kemi lista të hapura

Akademiku Artan Fuga deklaroi sot se në sytë e publikut, nuk kemi lista të hapura.  I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Fuga sqaroi se manovrat e fundit politike janë lëvizje të brendshme të partive, jo lista të hapura për popullin.

“Politikanët mund të thonë se kemi lista të hapura, por parë në sytë e publikut, këta nuk janë lista të hapura. Do të kishim lista të hapura, kur në lista do të ishin emra që duhen nga ana e elektoratit. Këta janë lëvizje të brendshme të partive, jo lista të hapura.

E dyta, opozita e bashkuar kërkon të drejtën e koalicioneve. Opozita e bashkuar ka një pozicion pra. Nëse palët nuk bien dakord, çështja të shkojë në parlament. Për mua edhe Kuvendi nuk është legjitim”, tha Fuga.

Artan Fuga u shpreh se opozita e bashkuar nuk e ka luksin të mos hyjë në zgjedhje, pavarësisht formulave me koalicionet.

“Opozita nuk e ka luksin të mos hyjë në zgjedhje. në këtë kuptim, është e detyruar ta pranojë, duke e kritikuar gjithsesi.  Nuk mund të thotë opozita që nuk hyjmë në zgjedhje, pasi do të ishte një katastrofë. Është e vështirë që kryetarët e partive të lëshojnë pe.

Nuk mund të lëshojë vendin kryetari dhe vendin e tij ta zërë dikush tjetër më poshtë në listë për shembull. Secila parti duhet që të vendosë kandidatë që do sipas një kodi zgjedhor. Jem i pjesë e një absurdi. Secila palë gjykon vetë si bën listat. ne kemi mentalitet për ligje të ngushta”, u shpreh Fuga.

Më tej, Fuga deklaroi se oferta e maxhorancës për rritje të pagës minimale në 30 mijë lekë, duket absurde, për sa kohë ne nuk dimë sa mund të jetë inflacioni.

Lexo edhe :  Rama: Çmimet e paimagjinueshme po prishin imazhin e turizmit shqiptar

“Ofertat nga partitë duhet të jenë modeluese. Maxhoranca thotë se do të rrisë rrogat, por nuk dihet sesi është politika e taksave. Fakti që rris rrogën, për mua nuk ka kuptim, sepse mund të ketë inflacion e situata mund të jetë edhe më keq, ndoshta. Janë elemente të rëndësishëm në debat, por nuk e shikoj themelore që elektorati të dijë kë të zgjedhë”, tha akademiku Fuga.

La.Mi/Fjala.al