Avni Rustemi hero apo tradhtar? Ja kur shqiptarët do ta pranojnë të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Gazment Bakiu 
Më 22 shtator 2020, presidenti dekoroi Avni Rustemin. Si shumë të tjerë, unë mendoj se nuk duhej ta dekoronte, por gjithsesi presidenti flet politikisht edhe kur bën dekorime dhe politikanët historinë rëndom e shohin në funksion të politikës.
Nga ana tjetër, nëse vini re reagimet, konstatoj se në shumicë, shqiptarët e quajnë Avniun hero dhe Esatin tradhtar. Dhe normale, përderisa tekstet e historisë vazhdojnë të bëhen sipas modelit të sistemit të kaluar me heronj dhe me tradhtarë, përderisa vrasësi (“në emër të popullit”) Avni vazhdon të ketë bust e shesh në mes të Tiranës e gjetkë, përderisa zyrtarisht Avniu është hero. Shtoni këtu që ne si popull jemi fort mbrapa në mendësi… na eksitojnë vrasësit, vrasjet dhe dhuna…
Ne vendin tonë deri më 1990-n mbaheshin bustet e Stalinit, kur e gjithë Lindja kishte dënuar krimet e tij, që më 1956-n… Duket si pa lidhje kjo, por tregon se ku kemi qenë e nga vijmë… prandaj jemi sot ashtu si jemi, në shumë drejtime…
Nganjëherë çuditem si ra komunizmi si sistem këtu, bashkë me shtatoren e Enverit te sheshi, mirëpo prapë fotot e tij shfaqen plot nostalgji…
Prandaj, Avniu do të vazhdojë të jetë hero (me një dekoratë më shumë), por patjetër do të vijë një ditë që s’do të jetë më… sepse historia e personazheve në fjalë është sqaruar në disa libra nga autorë seriozë, por njohja e së vërtetës është një proces i gjatë kundër indoktrinimit dhe trushpëlarjes…
Mendoj se fatkeqësisht jemi popull i vonuar… dëmi që bëri diktatura me Njeriun e Ri duhet nja 200 vjet që të zhbëhet… Nëse koha do të jetë më e shkurtër (këtë uroj) kjo varet nga ne…
Shënim. Thjesht kam dhënë mendimin tim, por ju lutem shmangni fyerjet për këdo, sepse në të kundërt komentet do të fshihen.
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

Lajme të tjera

Web TV