Risia e madhe në futbollin shqiptar/ Sistemi VAR në Kategorinë Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria superiore,  momentalisht është në bojkot gjë që ka krijuar një ngërç mes Ligës dhe qeverisë. Por, në pritje që futbolli t’i rikthehet normalitetit, nga sezoni i ardhshëm mund të ketë një risi të veçantë.

Sistemi VAR mund të jetë risia e madhe e futbollit shqiptar nga sezoni i ardhshëm. Këtë gjë e ka njoftuar vetë FSHF.

Njoftimi i plotë:

Është zhvilluar seminari i parë për sistemin VAR (Video Assistant Referee), i cili është planifikuar të implementohet në kampionatin e Kategorisë Superiore duke filluar nga sezoni 2021-2022.
Në këtë aktivitet, që u zhvillua në datat 22-23 shtator 2020 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ishin pjesëmarrës arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët).
Lektorët e këtij seminari ishin Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS që do të bëjë të mundur implementin e sistemit dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA, i cili për arsye të situatës së pandemisë nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht, por leksionin e tij e perzantoi përmes video-konferencës.
Në ditën e parë objekti i seminarit ishte prezantimi për arbitrat i teknologjisë, që është diçka e re për pjesëmarrësit dhe kërkon njohuri në përdorimin e saj.
Në ditën e dytë, instruktori i FIFA-s shpjegoi të gjithë protokollin e sistemit VAR në vendimmarrjet në fushë, gjë të cilën e bëri më të kuptueshme me atë të situatave reale gjatë ndeshjeve të kompeticioneve të FIFA-s, por edhe me anë të pyetësorëve të ndryshëm, përmbajtja e të cilëve ishte e shprehur qartë në protokollin e sistemit VAR, tashmë i përfshirë zyrtarisht në Rregulloren e Lojës.
Pas përfundimit të protokolllit të VAR-it arbitrat/asistentët filluan praktikën përballë pajisjes së VAR simulatorit, duke bërë të mundur marrjen e njohurive të para rreth funksionimit dhe vendimarrjes me anë të teknologjisë.
Ky trajnim do të pasohet nga shumë të tjerë deri në momentin e certifikimit të personave, të cilët do të bëjnë të mundur përdorimin e këtij sistemi në edicionin 2021 – 2022. Në komunitetin e futbollit shqiptar, Enea Jorgji është i certifikuar si arbitër VAR ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çoka janë certifikuar si AVAR me kurset që ato kanë bërë në dy vitet e fundit pranë UEFA-s.

Lexo edhe :  Tijjani Reinders prezantohet tek City: “Ky është një nga klubet më të mëdha në botë”

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane që kërkonte barazi politike, sociale...

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Lajme të tjera

Web TV