Nga vjedhja e varreve deri tek lufta ndaj shtetit/ Të pathënat e Pablo Escobar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi në qytetin Medejin te Kolumbisë më 1949. I biri i një fermeri dhe një mësuese të shkollës fillore, Pablo e filloi karrierën e tij kriminale në moshën 14 vjeçare duke vjedhur gurët e varrit nga varrezat e qytetit dhe duke i shitur ato. Në moshën 16 vjeçare filloi të konsumonte marijuana dhe të vidhte makina, 17 vjeç filloi të merrej me shpërndarjen e marijuanës, ndërsa 18 vjeç kreu vrasjen e parë. Në fund të viteve ’70 Pablo filloi të merrej me transportimin e pastës së kokës nga malet e Andeve në laboratoret e Medejin ku pasta e kokas kthehej në kokainë. Pasi asgjesoi një nga trafikantët më të mëdhenj të qytetit, Escobar u morr vetë personalisht me trafikimin e kokainës. Oreksi i Amerikës për kokainë (në fund të viteve ’70 e fillim të viteve ’80), çmimi mjaft i lartë i kokainës ( 35 000$ kilja) dhe lehtësia e trasportimit te saj në SHBA, e shndërruan Escobarin në një nga trafikantët më të fuqishëm të qytetit. Escobar përdori aeroplane të vegjël të tipit “Cesna” për trasportimin e drogës nga Kolumbia në Bahame, ku kishte ndërtuar dhe një aeroport të vogël mbi një ishull artificial. Escobari u ofroi bashkëpunim trafikantëve të tjerë të qytetit Medejin, vëllezerve Ochoa, duke ndarë me ta shpenzimet e shpërndarjes, rrjetin e trafikimit në kolumbi dhe SHBA, fitimet dhe riskun e kapjes së “ngarkesave” nga dogana amerikane dhe policia. Kështu u krijua i ashtuquajturi Karteli i Medejin, një nga kartelet më të fuqishme në Kolumbi dhe në bote në trafikimin e kokainës. Në moshën 32 vjeçare Pablo Escobar fitonte 500 mije $ në ditë nga trafikimi i kokaines, ndërsa 3-4 vjet me vonë kjo shumë do të shndërrohet në 1 milion $ në ditë.

I gjendur nga një vjedhës gurësh te varreve dhe makinash në një milioner, Pablo Escobar bleu pasuri të mëdha në Kolumbi dhe në Karaibe. Një nga vilat e tij, Hasienda Napoles, kishte vlerë 63 milionë $, ndërkohë që zoteronte një flotë të tërë helikopterësh, aeroplanësh, makinash fuoristrada , një kopsht zoologjik personal me kafshë nga gjithë kontinentet dhe disa mijëra hektarë tokë në Kolumbi. Në qytetin e tij të lindjes, Medejin, Escobari bleu një stadium futbolli, një skuadër futbolli, organizoi disa skuadra të ligave të reja të bejsbollit, një gazetë lokale. Escobar dhe bashkëpunëtorët e tij e konsideronin veten e tyre si “Robin Hood” bashkëkohorë, një “Al Kapone i ri”, ndërkohë që mburrej se zotëronte një prej makinave të Al Kapones. Escobar organizoi një sistem privat social duke shpërndarë rroga dhe pensione, për të ndihmuar të varfërit, ndërtoi rreth 2600 apartamente të reja në një lagje të Medejin, lagje që sot e kësaj dite quhet “Pallatet Pablo Escobar”. Përveç trafikimit të kokainës, Pablo Escobar ishte dhe një kriminel i paskrupullt dhe i pamëshirshëm. Duke përdorur moton “Argjendin ose plumbin”, Escobar u jepte rryshfete të majme policëve dhe gjykatësve që pranonin të bashkëpunonin me të. Në rast kundërshtimi, “të pakorruptuarit” gjendeshin të vdekur ose me “gravatën kolumbiane”- ( shpikje e Escobar) ose me një plumb mbas qafe. Por megjithëse kishte kaq shumë para, pasuri dhe famë, Pablo Escobar nuk ishte i kënaqur. Ai synonte të merrej me politikë dhe ëndërronte të bëhej President i Kolumbisë. Pablo gëzonte popullaritet të madh në shtetin e tij të lindjes (Antioquia) dhe në vitin 1983 u zgjodh si kongresmen në parlamentin kolumbian. Kongresmeni i vjetër kolumbian Rodrigo Lara Bonija në një debat të zjarrtë në parlament kritikoi Kongresin kolumbian që lejoi një trafikant ilegal kokaine të zinte ofiq qeveritar. Si pasojë e këtij debati, Pablo Escobar u rrëzua nga posti i kongresmenit në 30 prill 1984. Bonija u ekzekutua nga njerëz të Pablo Escobar si raprezalje për deklaratat e tij. Ishte momenti kur Pablo Escobar i shpalli luftë shtetit të Kolumbisë.
Vrasja e Bonijas , bëri që qeveritarët kolumbianë me në krye Presidentin Belisario Bentakur, të merrnin masa të rrepta ndaj trafikantëve të kokainës. U krijua një repart i veçantë policie me në krye kolonelin Hugo Martinez, (i ngjashem me RENEAN shqiptare) me qëllim special për të luftuar trafikantët si Pablo Escobar dhe bashkëpunetorët e tij, ndërsa zyrtarë të lartë kolumbianë deklaruan se po të kapeshin, trafikantët e kokainës do të ekstradoheshin në SHBA per tu gjykuar. Përgjigja e Pablo Escobar erdhi nëpërmjet dy sulmeve me bomba me telekontroll, e para kundër drejtorit të përgjithshëm të Policisë Federale kolumbiane, e dyta ndaj shefit të skuadrës speciale antinarkotik para ndërtesës së Policisë në Bogota. Ne bomben e pare u perdoren 150 kg dinamit, ndersa ne te dyten 250 kg. Numri i viktimave rreth 80 te vrare dhe 700 te plagosur ne te dyja sulmet, por te dy shefat e policise i shpetuan vdekjes per qime. Duke rritur presionin rreth Pablo Escobar, policia arriti te asgjesoje disa bashkepunetore te Escobar ne 1986. Qeveria kolumbiane kerkoi ndihmen e qeverise amerikane per kete ceshtje. Skuader speciale e CIA-s qe merrej me pergjimet e telefonave u mor me pergjimet dhe hartimin e struktures se organizates se Pablo Escobar, ndersa komando te “Delta Force” trajnonin skuadren kolumbiane antinarkotik. Per kunderpergjigje, Escobar pagoi guerrilas te armatosur majtiste te fraksionit FARC te sulmonin Pallatin e Drejtesise ne Bogota. Gjate ketij rrethimi u vrane 90 vete, midis te cileve dhe 11 nga 21 gjyqtaret e larte te Kolumbise, nderkohe qe dogjen te gjitha dosjet e krimineleve te ishin kandidate per ekstradim ne SHBA.
Por terrori i ushtruar nga Pablo Escobar nuk ndaloi ketu. Ne vitin 1989, vit zgjedhjesh ne Kolumbi, Escobar ekzekutoi 3 nga pese kandidatet per President te Kolumbise gjate fushates elektorale, ndersa ne nentor te vitit 1989, Pablo hodhi ne ere aeroplanin e kompanise Avianca duke vrare 107 persona ne bord. Atentati i ishte drejtuar nenpresidentit kolumbian Gaviria, i cili nuk hipi ne te ne momentin e fundit.
I gjetur nen presionin e skuadres antitrafik te kolonelit Martinez, Escobar deklaroi se do ti zhbente ata brenda 1 jave. Por asnje nga 600 policet qe perbenin skuadren speciale anti-Escobar( Search BlocK) nuk u vra. Per raprezalje Escobar ekzekutonte perdite ne Medejin police te thjeshte. Brenda dhjetorit 1989, 60 police te thjeshte qe nuk kishin te benin fare me skuadren antitrafik te Martinezit, u vrane neper rruget e Medejin. Cmimet e vena ne koken e cdo polici ndryshonin sipas grades se tyre. Megjithate fshehurazi, Escobar bente negociata me qeverine kolumbiane per tu dorezuar sipas kushteve te tij. Per kete perdorte intelektuale, ish kongresmene, prifterinj te cilet i kishte rrembyer. Pablo Escobar e gjunjoezoi shtetin kolumbian. Kushtet e Pablos ishin:

1) Ndryshimi i kushtetutes kolumbiane dhe heqja e ligjit per ekstradim ne SHBA.
2) Shperndarja skuadres antitrafik(Search Block) e kolonelit Martinez.
3) Pablo do te burgosej ne burgun qe do te ndertonte vete.

Lexo edhe :  Rama takim me strukturat e PS, do prezantohet Erion Braçe pas largimit nga Lushnja

Pasi u pranuan keto kushte, Pablo u dorezua diten qe nga Kushtetuta kolumbiane u hoq ligji per ekstradim ne SHBA.
U ngujua ne nje “burg” te ndertuar prej tij ne periferi te Medejin, te ashtuquajturin “La Catedral”. “Burgu” kishte brenda xhakuzi, nje salle diskoje, disa dhoma gjumi per Pablon dhe truprojat e tij, nderkohe qe Pablo vazhdonte trafikun i mbrojtur nga konkurrentet brenda territorit te “burgut”. Rojet qeveritare te armatosura deri ne dhembe ne fakt ishin per te mbrojtur Escobar nga konkurrentet e jashtem, ndersa truprojat e Pablos e mbronin ate brenda mureve te “La Catedral”. Padyshim qe Pablo dilte per “pushime” sa here ti donte qejfi nga burgu, ndersa nuk mungonin perdite prostitutat qe kenaqnin Pablon dhe bashkepunetoret e tij.
Megjithese iu plotesuan kushtet, Escobar i beri nje atentat te dyte kolonelit Martinez, atentat qe deshtoi. Trafikimi i kokaines vazhdoi dhe gjate kohes qe Pablo ishte ne “burg”, madje arriti deri aty sa te ekzekutonte brenda burgut tre bashkepunetore te tij qe ai dyshonte se e vidhnin. Kur u mor vesh vrasja e tre vetave brenda mureve te burgut, ministri i Drejtesise se Kolumbise vendosi ta coje Pablon ne nje burg prej verteti. Ky vendim u mor vesh nga Pablo, i cili arriti te rrembeje per 2 dite zv/ministrin e drejtesise qe kish shkuar ne “La Catedral” ti komunikonte vendimin. Pablo u “arratis” nga burgu duke i shpetuar ndjekjes se nje brigade te tere te ushtrise kolumbiane(!!!)( shqip te themi doli jashte duke ecur si zotni) dhe kaloi ne ilegalitet.
Pas dy ditesh i dergoi qeverise dhe popullit kolumbian se do te pranonte te rikthehej ne “La Catedral” ne paqe, megjithese qeveria i kishte shkelur kushtet e vena prej tij, por vetem nese roje te burgut kesaj rradhe do te ishin jo police kolumbiane, por ushtare te OKB. Natyrisht që këto kushte nuk u morrën parasysh, qeveria kolumbiane kërkoi dorëzimin e tij pa kushte dhe riktheu në detyrë kolonelin Martinez, ndërkohe që ftoi përsëri skuadrën Centra Spike të CIA-s dhe “Delta Force” të fillonin ndjekjen e Escobar në bashkëpunim me skuadrën antitrafik kolumbiane të rikrijuar ( Search Block).Qeveria kolumbiane ndryshoi legjislacionin e kushtetutës duke lejuar trupa të huaja ( amerikane) të merrnin pjesë në operacione anti-Escobar.
Kështu pra në vitin 1992, fshehur në xhunglat e Kolumbisë dhe ne getot e Medejin ku shihej si hero, Escobar rifilloi fushaten e terrorit. Por kësaj rradhe nuk kishte të bënte vetëm me Search Block-un kolumbian, Centa Spike e CIA-s dhe “Delta Force” te USMC ( United States Marine Corps) por dhe me një organizatë të re kolumbiane të krijuar nga persona të persekutuar nga Pablo Escobar dhe konkurrentë të tij- LOS PEPES. LOS PEPES në spanjisht është akronim për “Populli i persekutuar nga Pablo Escobar” përbëheshin nga njerëz të thjeshtë ish-të afërm të viktimave të Pablos dhe ishin të armatosur me para të financuara nga karteli rival i Kalit( qytet në Kolumbi) si dhe të informuar për strukturën e Kartelit të Medejin nga njerëz të kolonelit Martinez të Search Block, por dhe agjentë të CIA-s. Duke pasur liri veprimi të pakufizuar nga ligji meqë nuk ishin organizatë qeveritare , Los Pepes vepronin me metodat e skuadrave të vdekjes duke ekzekutuar publikisht të afërm , avokatë , bashkëpunëtore të Pablo Escobar. Menjëherë mbas shfaqjes së Los Pepes në skenë, u hodhën në erë një pallat 5 katësh në qendër të Bogotas -pronë e të ëmës së Pablos , prona të konfiskuara të Pablos, disa ranchove të tij iu vu zjarri, makina të tij luksoze u bënë shkrumb e hi, si dhe u lanë në gjak pjesa më e madhe e të afërmeve dhe të bashëpunëtorëve të Pablo Escobar. Los Pepes nuk kursyen as avokatët e Pablos të cilët i masakruan së bashku me fëmijët e tyre. Nuk kursyen gjithashtu as bashkëpunëtorët  e Pablos në qeverinë kolumbiane si ish-drejtorin e Policisë Kombëtare kolumbiane, Karlos Kasadiegon, bashkëpunëtor i deklaruar i Pablos. Kështu gjithnjë e më shpesh , bashkëpunëtore të Pablos ose dorëzoheshin tek policia kolumbiane e Martinez, ose gjendeshin të vdekur me një tabelë të nënshkruar rreth qafes ku shkruante :” Los Pepes. Ky është bashkëpunëtor i Pablo Escobar. Pablo së shpejti do të jetë rradha jote!”

I ndjekur nga policia kolumbiane, CIA, Los Pepes, Pablo Escobar humbi aksesin në paratë cash, nuk pranonte njeri të bashkëpunonte me të dhe aq më tepër tanime ishte i frikësuar për jetën e familjes së tij, gruas Maria Viktoria, djalit të vet 16 vjeçar Huan Pablo dhe vajzës së tij 5-vjeçare Manuela. Me makinacione të ndryshme ai u nxorri fëmijëve një vizë amerikane për t’i dërguar në Majami të ishin të mbrojtur. Por në aeroportin e Bogotas, gruaja dhe fëmijët u kthyen nga qeveria kolumbiane mbrapsht sepse ambasadori amerikan Morris Busby i kishte konsideruar vizat e femijeve te parregullta pasi ishin nxjerre pa praninë e të dy prindërve të tyre (pasi ishin nën 18 vjec). Një përpjekje e dytë e Pablos për ti dërguar fëmijët dhe gruan në Gjermani, dështoi, pasi qeveria gjermane i riktheu ata mbrapsht nga aeroporti i Dortmundit ku arritën. Të demoralizuar, Escobarët u vendosën në një hotel luksoz në Bogota, hotel i cili ishte boshatisur nga frika se Los Pepes do ta sulmonin për të vrarë fëmijet e Pablos.
I demoralizuar, i frikësuar dhe duke ndërruar banesë çdo 3-4 orë, Pablo Escobar u bë i pakujdeshem duke folur me orë të gjata në telefon me të birin për ta mësuar atë se si të kërkonte mbrojtje nga presidenti Gaviria. Një nga këto telefonata u kap nga oficerë të Search Block, që gjetën kështu burimin dhe adresën ku gjendej Escobar. Duke vepruar me shpejtësi, ofiecere të Search Block, të ndihmuar nga snajperë të CIA-s rrethuan banesën ku gjendej Escobar. Pas disa shkëmbimesh zjarri për disa minuta, Pablo Emilio Escobar Gaviria ra i vdekur i goditur me tre plumba, dy në këmbë dhe një mbrapa veshit të djathtë. Djali i kolonelit Martinez, antar i Search Block, ngriti grushtin lart duke thirrur :”Rroftë Kolumbia, Pablo Escobar vdiq!”
Kështu përfundoi jeta e kriminelit më të madh të të gjitha kohërave, të njeriut i cili i shpalli luftë të hapur shtetit të Kolumbisë , që e gjunjëzoi atë. Pablo Escobar ka vrarë me dorën e tij mbi 100 persona dhe është përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e disa mijëra të tjerëve. Në ceremoninë e varrimit, e cila ishte madhështore, mijëra vete, të varfër nga rrethinat e Medejin e shoqëruan trupin e tij në varreza.
Dhe sot e kesaj dite varri i tij, i cili nderohet si hero popullor në getot e Kolumbisë është i mbushur me lule, ndërsa familja e tij, gruaja dhe fëmijët kanë kërkuar azil në Argjentinë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV