Shkëlqen Kumbulla, Roma ndal Juven/ Barça e nis bindshëmkampionatin me Koeman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma dhe Juventus janë ndarë në barazim 2-2 në supersfidën e Serie A. E vlefshme për javën e dytë të kampionatit, kjo sfidë dhuroi emocione, gola dhe kartona. Veretout hapi serinë e golave për kryeqytetasit me një penallti, që u barazua nga Cristiano Ronaldo po nga 11-metërshi. E kur dukej se pjesa e parë po mbyllej në barazim ishte sërish Vertetout ai që kaloi në avantazh Romën me një kundërsulm të bukur me Mkhitaryan.

Në pjesën e dytë Juventusi tentoi të barazonte rezultatin dhe ja doli me të përhershmin Ronaldo i cili kërceu më lart se mbrojtja e Romës dhe shënoi me kokë pas krosit të Danilos. Portugezi i Juventusit, me dygolëshin e shënuar këtë mbrëmje ka arritur 450 gola të shënuar në pesë kampionate të mëdha evropiane. Dalja me të kuq e Rabiot i vështirësoi disi gjërat për skuadrën bardhezi, por sfida u mbyll në barazim 2-2. Vlen të theksohet një paraqitje e shkëlqyer nga mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla.

Ndërkohë ne Spanjë, Barcelona e nisi mbarë La Liga-n duke triumfuar 4-0 në shtëpi ndaj Villarealit. Protagonisti absolut i sfidës ishte talenti 17-vjeçar, Ansu Fati, i cili shënoi 2 gola dhe fitoi një penallti që u kthye në gol nga Messi. Këtyre golave ju shtua dhe autogoli i mbrojtësit Torres nga ana e Villareal. Kështu trajneri Koeman e nis mbarë aventurën e tij të re në Katalunjë me një fitore bindëse.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV