Gent Muça, largimi i hidhur i një ikone, një këmbanë për futbollin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i lindur dhe rritur në klub, lë bardheblutë e Tiranës për bardheblutë e Prishtinës. Megjithëse jetojmë në epokën e globalizimit dhe të komercializmit, por edhe të mercenarizmit, prapëseprapë kanë mbetur në atë që quhet “loja e vjetër dhe e bukur”, personazhe dhe karaktere që kanë bërë dallimin. Kanë mbetur ende futbollistë që kur përmenden, nënkuptojnë një klub të caktuar dhe anasjellas. Dhe Gent Muça është padyshim një i tillë. Pra, kur thuhet Gent Muça, nënkuptohet Tirana dhe Tirana nuk mund të kuptohet dot pa Gent Muçën.

Por edhe kjo vlente deri para dy ditësh, pasi edhe ai, futbollisti që kishte lindur, ishte rritur dhe merrte frymë në ngjyrat e bardhebluve të kryeqytetit, është larguar tanimë nga Tirana, edhe pse kishte rinovuar para vetëm një muaji e ca. Dhe ndarja nuk ka qenë e lehtë, sikundër e dëshmon edhe statusi i tij në rrjetet sociale. “Me ty u linda, me ty u rrita… Dhe jo vetëm, por me ty e ndava gëzimin dhe hidhërimin, – shkruan futbollisti. – Ty të kushtova rininë dhe karrierën time dhe si këmbim mora mbrapsht diçka që nuk blihet me para.”

“Mora më të bukurën prej teje, mirënjohjen, dashurinë dhe duartrokitjet e të gjithë tifozerisë bardheblu. Ndaj, për respekt të të gjithë dashamirësve bardheblu, ndjej detyrim të sqaroj se, largimi im nga KF Tirana erdhi për arsye profesionale. Kam akoma mundësi për të kontribuar në fushën e blertë. Faleminderit për gjithçka”, – përfundon postimi i qendërmbrojtësit. Dhe vetëm pak orë më vonë, u mësua edhe destinacioni i ri i futbollistit, që, në një përkim interesant, është sërish një klub kryeqyteti, por, në këtë rast ai i Kosovës, dhe sërish bardheblu, që janë ngjyrat e Prishtinës.

Lexo edhe :  Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Përtej sjelljes prej xhentëllmeni të vetë futbollistit, i cili ka kërkuar t’i respektohet e drejta e zgjedhjes, por edhe e drejta e heshtjes, largimi i Gent Muçës nga Tirana është një tjetër ogur i keq se futbolli po humbet dalëngadalë ndjesinë e ikonave të klubeve dhe se besnikëria po bëhet një komoditet edhe më i rrallë nëpër fushat e gjelbra./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV