Mbytet anija greke në kufi me Turqinë, zhduken tre persona

Një anije peshkimi është mbytur në Greqi si pasojë e motit të keq.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, anija është mbytur në ishullin kufitar të Greqisë me Turqinë, Lesvos. Nga informacionet paraprake ndërsa  raportohet për 3 të zhdukur.  Gjithashtu theksohet se anija dyshohet të jetë zhytur prej shiut të dendur, erës së fortë, por edhe breshërit.

Anija po udhëtonte në ujërat e Mytiline, kryeqendrën e ishullit Lesvos por që ndodhet pak kilometra larg Turqisë, ndersa u mbyt ne zonen e Skala Nea Kydonia.

Ndër të tjera, ka paralajmerime se në orët e mëngjesit të së martës, erera te forta do të prekin Trakinë dhe ishujt e Egjeut verilindor.

Pa.Va/Fjala.al