Rritet numri i të infektuarve/ Greqia regjistron 269 raste të reja

Rastet me Covid-19 janë rritur në Greqi në krahasim me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 268 raste të reja dhe kjo shënon një rritje krahasuar me një ditë më parë, por përsëri shumica e rasteve vijnë nga Athina.

Plot 197 raste ishin vetëm në rajonin e Atikës, teksa Janina si qytet i dytë me më shumë të infektuar kishte 12. Selaniku shënoi rekord pozitiv me 4 raste të reja. Ndërkohë sot pati gjithashtu dhe 4 viktima në Greqi nga COVID-19.

Por pavarësisht masave lokale të marra për Athinën, nuk po jepen rezultatet e pritshme, por qeveria s’ka përjashtuar mundësinë e një ”Lock-Doën” të dytë vetëm për kryeqytetin.

Ndërkohë sot pati gjithashtu dhe 4 viktima në Greqi nga COVID-19.

Pa.Va/Fjala.al