Inter i pamëshirshëm/ Zikaltrit shkatërrojnë Beneventon në transfertë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi ka marrë fitoren e dytë në sezonin e ri në Serie A në po kaq ndeshje.

Zikaltrit triumfuan 2-5 ndaj Beneventos në sfidën që ishte parashikuar të ishte e para në kampionat, por që u shty nga federate. Skuadra e Contes e nisi menjëherë vrrullshëm duke shënuar që në sekondën e 30 me Lukakun, i cili u shërbye nga Hakimi. Gagliardini dyfishoi me një goditje të bukur në minutën e 25’ ndërkohë që i dhuroi dhe assistin Lukakut për golin e tretë dy minuta më vonë.

Më pas Carprari ngushtoi disi diferencën pas një gabimi nga Handanovic, por Hakimi realizoi edhe golin e katërt duke dërguar skuadrat në dhomën e zhveshjes me diferencën e thellë 1-4. Në pjesën e dytë pati minuta edhe për Lautaro Martinez që shënoi golin e 5-të për zikaltërit, ndërsa ishte sërish ai që Carprari realizoi edhe golin e dytë për Beneventon.

Sfida u mbyll 2-5 për Interin që fiton sërisht një ndeshje me shumë gola. Vlen të theksohet performanca shumë e mirë nga Hakimi, i cili realizoi golin e parë me zikaltrit dhe dhuroi assistin e dytë në dy ndeshjet e para të Serie A. Ndërkohë goli i Lukakut ishte më i shpejti në Serie A për Interin që nga sezoni i largët 2004-2005.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=RoT70qyIpSY&feature=emb_title

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV