Helena Kadare: At Zef Pllumi dhe “Ferri” i Dante Aligerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Helena Kadare

Më ka mbetur në mend fytyra e tij e qetë, pa asnjë shenjë të jashtme që të theksonte se ishim para njeriut të madh. Banonte në breg të lumit, në një shtëpi të madhe e të vjetër, ashtu siç i kisha përfytyruar shtëpitë e Francës së thellë nga leximet e shkrimtarëve të shekullit të kaluar. Meqenëse ai jetonte vetëm, me të motrën, pas bisedës së gjatë në bibliotekë, na ftoi të shkonim në restorantin e fshatit.

Natyrisht njihej e adhurohej prej të gjithëve, por askush nuk e bënte të ditur me bujë këtë. E vetmja shenjë e dukshme ishte kujdesi i tyre i madh, për ta kënaqur sa më mirë atë dhe miqtë e panjohur, që ai kishte sjellë me vete. Kur u nisëm për të ikur, ai na përcolli vetë me këmbë deri në stacion të trenit, që ishte më shumë se një kilometer larg. Derisa treni mori rrugë ai qëndroi aty për të na dhënë një lamtumirë të fundit.

Duke kujtuar në këto shënime takimin e paharruar me Julien Gracq-un, pata dëshirën t’i kthehem përsëri personazhit të dashur të At Zef Pllumit. Kishin të përbashkët cilësimin „patriark“, megjithëse të përdorur në kushte krejt të ndryshme. Kujtimi i tyre më jep përherë po atë emocion që të shkaktojnë gjërat fort të dashura, për të cilat je i ndërgjegjshëm se, ashtu sikundër ylberët, s’do të vazhdojnë gjatë. E sjell në mendje Padren në një tubim që, në mos gaboj, duhet të ketë qenë dalja e tij e fundit në publik.

Me të njëjtin zhgun françeskan të lidhur me litar të bardhë, me të njëjtën mënyrë befasuese, me një hap të lehtë dhe aspak të ngecur nga pleqëria, ai u shfaq përpara qindra vetave në promovimin e librit të Is për Dante Aligierin, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve.

Lexo edhe :  Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

Ishte i paharrueshëm çasti kur nga tribuna iu drejtua italianëve që merrnin pjesë në atë mbledhje: „Dantja nuk e ka shkruar Ferrin e Komedisë hyjnore për ju. Ai e ka shkruar atë për ne, shqiptarët“. Fjalët e tij e përshkuan sallën si një rrymë magnetike.

Aq sa ç’ishin të pabesueshme, po aq tingëlluan profetike e të vërteta. Dantja për shqiptarët!!! Vetëm një njeri që kishte provuar burgjet e tmerrshme të komunizmit do të kishte të drejtë ta thoshte këtë. (Marrë nga libri “Kohë e Pamjaftueshme”). /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

 

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Lajme të tjera

Web TV