Arsenali, çerekfinalistja e fundit e Kupës së Ligës Angleze, mposht Liverpulin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngadhënjen 5-4 pas 11-metërshve në duelin me Liverpulin, pasi koha e rregullt i mbyll 0-0.

Kupa e Ligës Angleze, ka vijuar të enjten takimet e turit të saj të 16-shes, dhe transmetuesi publik ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport takimin më të spikatur të mbrëmjes atë midis Liverpulit dhe Arsenalit.

Dy gjigandet angleze kërkonin t’i bashkoheshin në 8 më të mirat e kësaj veprimtarie Totenhemit, Njukasëllit, Mançester Sitit, Mançester Junajtid, Evertonin, Brentfordit dhe Stouk Sitit, që e kishin siguruar që më herët biletën për në çerekfinale.

Përtej pritshmërive, por edhe për arsye se të dy trajnerët zgjodhën t’u japin, sikundër në fakt kanë bërë gjatë kësaj veprimtarie më tepër hapësirë dhe minuta lojtarëve të stolit, pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, duke bërë që ky 45-minutësh të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Edhe 45-minutëshi i dytë do të ofrojë të njëjtën tablo, me të dyja skuadrat të paafta për ta thyer qëndresën e njëra-tjetrës, duke bërë që koha e rregullt të mbyllet e bardhë.

Sipas formulës së kësaj veprimtarie, gjithçka u është drejtuar goditjeve të 11-metërshve, aty ku Elneni gaboi goditjen e 3-të për Arsenalin, por Origi gabon të 4-tën për Liverpulin dhe, në goditjen e 6-të dhe atë shtesë, Xhons gabon për vendasit.

Dhe Arsenali vijon kështu më tej në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze, ndërsa Liverpuli heq dorë nga një trofe i mundshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e...

Partia Demokratike si Interi. Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton!

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në A2,  ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV