Kombëtarja pa Odise Roshin në sfidën e tetorit përballë Lituanisë

Odise Roshi do të mungojë në grumbullimin e kombëtares nga Reja.

Kjo për shkak të dëmtimit që lojtari mori në ndeshjen Shqipëri – Lituani në muajin e kaluar, ka sjellë këputjen e ligamentit të brendshëm.

Ditën e djeshme fieraku ka kryer një rezonancë nga e cila detyron lojtarin të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën dhe një periudhë 4-javore.

Si pasojë kombëtares i mungon një alternativë cilësore, siç është Roshi me shpërthimet e tij në krahun e djathë. Fl.St/fjala.al