Lufta me pandeminë/ Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë dorëzoi pjesën e parë të pajisjeve mjekësore për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19.

“Mallrat mjekësorë përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga infektimi me COVID-19 kur trajton pacientët”, thuhet në një komunikatë të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR – të cilën kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.

Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane e cila dedikohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Malit të Zi, personeli mjekësor i së cilave do të punojë në spitalet civile dhe do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

Në njoftim thuhet se një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë ndihma.

Kosova dhe Mali i Zi gjatë muajve të fundit kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi i ri.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.705 persona, prej të cilëve 13.731 janë shëruar, ndërsa 627 kanë vdekur. Raste aktive janë 1.347.

Ndërsa në Mal të Zi, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 11,690 të infektuar, prej tyre 172 kanë vdekur. Aktualisht janë 3.900 raste aktive./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së,...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Lajme të tjera

Web TV