119 vite nga vdekja e Francesco Krispit, mbishkrimi arbëresh në varrin e tij

4 tetori është i mbushur me ngjarje të rëndësishme dhe historike në botë dhe jo vetëm.

Studiuesi i njohur shqiptar, Dorian Koçi, njohës i mirë i historisë dhe kontribues në media, ka shpërndarë fotografinë e rrallë nga varri i Francesko Krispit, i cili u nda nga jeta në 4 tetor 1901.

Francesko Krispi ka qënë një ndër figurat shumë të njohura të Arbëreshëve të Italisë i cili ka mbajtur edhe postin e Kryeministrit në shtetin fqinj.

Mbi varrin e tij shkruhet: Arbereshet rizbuluan Arberine dhe bashke me te u ringjall dhe Shqiperia…

    /Ra.My.Fjala.al/