Si është gjendja shëndetësore e Trump? Flasin mjekët: Ja kur mund të lirohet nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është duke u përmirësuar dhe ai mund të lëshohet nga spitali më 5 tetor, thanë mjekët që merren me trajtimin e tij në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët thanë se nivelet e oksigjenit të presidentit Trump kishin rënë dy herë shkurtimisht ditët e fundit dhe ai po trajtohet me steroid. Por, ata dhanë një vlerësim optimist të shëndetit dhe perspektivës së presidentit 74-vjeçar.

“Pacienti po vazhdon të përmirësohet. Ai ka mbetur pa ethe që nga e premtja në mëngjes, shenjat e tij jetike janë të qëndrueshme”, u tha mjeku Sean Dooley gazetarëve në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, ku Trump ka marrë trajtim që nga 2 tetori.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, të premten.

Trump, në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Në një video katër minutëshe të postuar në Twitter në 3 tetor, Trump tha se ndihej “shumë më mirë” dhe shpresonte që “të kthehej së shpejti” për të përfunduar fushatën përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “provë e vërtetë” pasi ai falenderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

Ai do të vazhdojë të punojë nga suita presidenciale e spitalit, e cila është e pajisur për ta lejuar atë të vazhdojë detyrat e tij zyrtare, tha Shtëpia e Bardhë.

Sëmundja e papritur e Trumpit është një goditje në fushatën e tij të rizgjedhjes dhe vë në qendër të vëmendjes pandeminë dhe reagimin e presidentit për minimizimin e ashpërsisë së koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe ka infektuar mbi 7 milionë./REL

Lexo edhe :  Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Çfarë e bën tymin në Kapelën Sistine të zi apo të bardhë?Përbërësit që hidhen në dy sobat

Gjatë konklavës së vitin 2013, kur u zgjodh Papa Françesku, shumëkush u impresionua nga ngjyra e errët e tymit...

Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri!

Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot në mëngjes, për të votuar përsëri se kush duhet...

A po vjen në rend çështja e licencimit të institucioneve serbe në Kosovë?

Pasi autoritetet e Kosovës mbyllën gjatë një viti e gjysmë të fundit dhjetëra institucione që funksiononin sipas sistemit të Serbisë, njëri prej tyre rifilloi...

PD kërkon hetim ndërkombëtar për krimet zgjedhore

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur sërish shqetësimin për shpërndarjen e zarfeve të votimit në shtetin e Greqisë, por edhe...

Lajme të tjera

Web TV