Foto/ Kthehen lejlekët në Maliq pas 50 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shpendët e Shqipërisë” ka kënaqësinë të ndajë me ju, lajmin e rrallë dhe të parë në së paku 50 vitet e fundit për rikthimin e foleizmit të lejlekut në fushën e Maliqit, dikur këneta e Maliqit.

Ky lajm fort i gëzueshëm, buroi si rezultat i një hulumtimi të ndërmarrë nga “Shpendët e Shqipërisë” që prej pranverës së këtij viti. Ky hulumtim u motivua, duke marrë për bazë faktin që në fillim të kë tij sezoni folezimi, lejleku u verejt në jo pak zona të vendit, dikur zona folezimi.

Kësisoj, “Shpendët e Shqipërisë” nxiti dhe udhëzoi vullnetarë dhe kontakte të saj për të bërë hulumtime mbi folezimin e llojit në disa zona, përfshirë këtu edhe fushën e Maliqit.

Falë këtij hulumtimi, u arrit të vërtetohej folezimi i lejlekut në fushën e Maliqit si dhe të gjendej edhe foleja, ndërkohë që nga kjo zonë kemi raportime edhe për 2 fole të tjera të këtij lloji, që do ta çonte në 3 numrin total të foleve të lejlekut në fushën e Maliqit dhe në 9, numrin e foleve në nivel vendi.

Vullnetarët tanë kanë filluar punën për vërtetimin e informacionit dhe gjetjen e 2 foleve të tjera. Kësisoj shpresojmë që së shpejti t’ju përcjellim sërish një lajm të mirë.

Lejleku është një prej shpendëve më të rrezikuar në vendin tonë, me një popullatë folezuese prej vetëm 7 çiftesh, marrë për bazë edhe gjetjen e fundit të sapo raportuar./Fjala.al

Të fundit

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit italian. Gjatë karrierës së tij, ai...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Lajme të tjera

Web TV