“Mos kini frikë nga virusi”/ Trump: Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi u prek me Covid-19 disa ditë më parë. Kreu i SHBA u shpreh se ndihet shumë më mirë dhe do të lërë spitalin pasi kaloi fundjavën atje.

“Ndihem vërtet mirë!” shkroi Trump në Twitter të hënën pasdite, pak para se të niste një konferencë shtypi nga mjekët ku do të informohej mbi gjendjen shendetesore te presidentit dhe kohën e saktë që ai do të largohej nga spitali.

“Mos kini frikë nga Covid. Mos lejoni që ai të dominojë jetën tuaj”, shtoi Trump, duke vlerësuar “medikamentet dhe njohuritë e shumta ” të zhvilluara nën administrimin e tij.

“Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!” shkruan presidenti 74-vjeçar.

Trump dhe gruaja e tij Melania dolën pozitivë në testin për koronavirusin të enjten e javës që lamë pas dhe u vendosën në karantinë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti u dërgua pak orë më vonë me helikopter në spitalin Bethesda, Maryland.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV