Nëndetëset, “Traktati” që i solli nga BS-ja dhe fundi i bazës së përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ARKIV/ Marrëveshja për bazën detare në gjirin e Vlorës, më 12 shtator 1957

Të gjitha vendet që u prekën nga Lufta e Dytë Botërore dolën të dërrmuar. Por jo aq sa Shqipëria, e cila edhe para kësaj lufte njihej si vendi më i varfër i Evropës. Një dekadë pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare, vendi ynë ende nuk kishte arritur që ta “merrte veten”. Pasojat e luftës ndiheshin si në drejtimin ekonomik, ashtu edhe në atë strategjik, pa llogaritur “linjat” e tjera. Ndërkohë një miqësi e shkurtër dhe e prishur me jugosllavët, kishte lënë gjurmët e saj negative në shumë segmente të jetës ekonomike dhe ushtarake. Pikërisht për këto arsye, duke e parë veten “pa mbështetje”, Shqipëria po tentonte gjithnjë e më tepër afrimin me vendet e bllokut komunist. Dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi i ngushtë me Bashkimin Sovjetik do të ishte dhe më frytëdhënësi…

Kur krerët e popujve të Lindjes në Evropë realizuan një pakt, që mori emrin “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke”, Shqipëria u radhit mes 8 vendeve që e firmosën këtë marrëveshje, e cila për shkak të qytetit ku u mbajt, u quajt “Traktati i Varshavës”. Shqipëria u inkuadrua së bashku me Bashkimin Sovjetik, Bullgarinë, Çekosllovakinë, Gjermaninë Lindore, Hungarinë, Poloninë dhe Rumaninë. Hyrja ndodhi më 14 maj 1955. Pakti i obligonte anëtarët e tij për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast të ndonjë sulmi në Evropë, mbi një ose më shumë anëtarë të paktit. Aderimi në këtë Traktat i ofronte Shqipërisë një siguri më të plotë edhe nga fqinjët. Për më tepër, firmosja e këtij dokumenti nisi të ketë efekte shumë shpejt. Euforia u vu re, kur më 12 shtator 1957, Shqipëria arriti të firmosë një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik, mbi krijimin e bazës ushtarako-detare në gjirin e Vlorës. Nëndetëse, katërsilurues, anije të madhësive të ndryshme e deri në avionë, ishin “dhuratat” e para të Moskës zyrtare. Vite më pas lista do të vinte duke u shtuar. Më poshtë, botohet e gjithë marrëveshja e 12 shtatorit 1957, për krijimin e bazës ushtarako-detare në gjirin e Vlorës.

Marrëveshja

Marrëveshje mes qeverive të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, mbi krijimin e bazës ushtarako-detare në gjirin e Vlorës.

-Qeveritë e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, me qëllim forcimin e mbrojtjes së Republikës Popullore të Shqipërisë ndien nevojën për të përfunduar mes tyre këtë marrëveshje dhe, për këtë qëllim, caktuan të plotfuqishmit e tyre:

-Qeveria e Republikës së Shqipërisë – shefin e Shtabit të Përgjithshëm, shokun gjeneral-major Arif Hasko.

-Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike – shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Flotës Ushtarake Detare, shokun admiral V. A. Fokin.

Ata pasi shkëmbyen plotfuqishmëritë e tyre, të gjetura në formën e duhur dhe të plotë, arritën marrëveshje si më poshtë:

Neni I

-Përfaqësuesit e të dy anëve janë dakord që në periudhën 1957-1958 të kryhen një seri punimesh në gjirin e Vlorës, për sigurimin e bazës së nëndetëseve dhe të anijeve luftarake mbiujëse, që i jepen Republikës Popullore të Shqipërisë nga ana e Bashkimit Sovjetik.

-Punimet e radhës së parë për krijimin e bazës ushtarako-detare do të kryhen në periudhën 1957-1958, në mënyrë që në tremujorin e parë të vitit 1958 të sigurohet bazimi i anijeve luftarake dhe anijeve ndihmuese, të treguara në lidhjen Nr.1.

Në rast se do ta kërkojë situata, me marrëveshje mes ministrave të Mbrojtjes së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, në bazë të vendimit të qeverive të tyre, në bazën ushtarako-detare dhe në portet e Shqipërisë mund të dislokohet përkohësisht një pjesë e flotës ushtarake detare të BRSS-së.

Neni II

-Në përshtatje me nenin I të kësaj marrëveshjeje, qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë merr përsipër që në periudhën 1957-1958 të kryejë punime ndërtimi për fortifikimin e objekteve të bazës, ndërtim deposh e të tjera, sipas lidhjes Nr.2.

 

Neni III

-Arritja e anijeve luftarake dhe anijeve ndihmuese, të caktuara për dorëzim të Republikës Popullore të Shqipërisë, do të kryhet në tremujorin e parë të vitit 1958, menjëherë me gatishmërinë e objekteve të radhës së parë të bazës.

-Pas dorëzimit të anijeve luftarake të Republikës Popullore të Shqipërisë, kryerja e shërbimit në anijet e deri në fund të përgatitjes së ekuipazheve shqiptare do të bëhet nga efektivi i Bashkimit Sovjetik. Efektivi i Bashkimit Sovjetik në periudhën e përgatitjes së ekuipazheve shqiptare do të qëndrojë në Shqipëri si instruktor.

-Në mbarim të përgatitjes së ekuipazheve shqiptare do të qëndrojë në Shqipëri si instruktor.

-Në mbarim të përgatitjes së ekuipazheve shqiptare të anijeve, në rast kërkese nga Republika Popullore e Shqipërisë, do të mbeten specialistët e nevojshëm si instruktorë në këto anije luftarake ndihmuese.

-Pas marrjes dhe përvetësimit të anijeve të lehta të mbrojtjes kundër nëndetëseve dhe të anijeve ndihmuese nga ekuipazhet e Republikës Popullore të Shqipërisë, përdorimi i tyre do të bëhet nga Republika Popullore e Shqipërisë.

Përdorimi operativ i nëndetëseve do të kryhet sipas planeve të akorduara mes komandës sovjetike dhe asaj shqiptare. Kompletimi i nëndetëseve me efektiv deri në kohën e zëvendësimit të ekuipazheve sovjetike me ekuipazhet shqiptare do të kryhet nga Bashkimi Sovjetik.

-Furnizimi i anijeve, armatimi, pajisjet dhe dhënia e ndihmës teknike për krijimin e bazës ushtarako-detare në gjirin e Vlorës do të kryhen nga Bashkimi Sovjetik pa shpërblim.

Lexo edhe :  Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

Sigurimi i anijeve të dorëzuara Republikës Popullore të Shqipërisë me llojet kryesore të furnizimit dhe me municione do të kryhet nga Bashkimi Sovjetik.

Neni IV

-Për të siguruar parrezikshmërinë e pikëpamjeve të navigacionit, lundrimit të anijeve luftarake dhe ndihmuese në ujërat e veta, Republika Popullore e Shqipërisë në periudhën 1957-1958 rivendos në funksionim mjetet ekzistuese të navigacionit dhe ndërton mjete të reja plotësuese, sipas lidhjes Nr. 3.

-Bashkimi Sovjetik në periudhën 1957-1958 do të kryejë në ujërat e Republikës Popullore të Shqipërisë një kompleks punimesh hidrografike dhe do të furnizojë me pajimet e nevojshme për përgatitjet e specialistëve të shërbimit hidrografik.

Neni V

-Për forcimin e mbrojtjes së gjirit të Vlorës, në periudhën 1957-1958, ndihet e nevojshme të vendoset në mënyrë plotësuese një grup artilierie kundërajrore, me përbërje tri bateri dhe dy bateri artilerie kundër katërave. Furnizimi me pjesë këmbimi do të bëhet nga Bashkimi Sovjetik.

Neni VI

-Me qëllim që të sigurohet kryerja e punimeve për ndërtimin e fortifikimeve të nevojshme bregdetare të bazës ushtarako-detare në Gjirin e Vlorës, Bashkimi Sovjetik do të sigurojë:

-Përpilimin, lidhjen dhe dorëzimin Republikës Popullore të Shqipërisë të projekteve të fortifikimeve bregdetare të bazës ushtarako-detare.

-Furnizimin me pajisje për ofiçinën e riparimit të anijeve dhe fortifikimeve të tjera bregdetare.

-Ndihmën teknike dhe konsultimet për ndërtimin e fortifikimeve bregdetare dhe montimin e pajisjeve.

 

Neni VII

-Kjo marrëveshje është përfunduar për një periudhë prej 10-vjeçare dhe automatikisht zgjatet edhe për aq kohë, nëqoftëse asnjëra nga palët nuk i paraqet kërkesë palës tjetër, gjashtë muaj para skadimit të afatit 10-vjeçar, mbi dëshirën për ta ndërprerë këtë marrëveshje.

-Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë, me nënshkrimin e saj.

-Përfunduar në qytetin e Tiranës, 12 shtator 1957, në dy kopje, secila në gjuhën shqipe dhe ruse. Të dyja tekstet kanë të njëjtën fuqi.

VITI 1960

Përbërja e Bazës Detare-Vlorë

12 nëndetëse

2 me ekuipazh shqiptar

2 me ekiupazh të përbashkët sovjeto-shqiptar

8 me ekuipazh rus

2 baza lundruese

2 dragamina të mëdha

6 dragamina të vogla

8 anije luftarake tip “Gjuajtës”

2 rimorkiatorë të mëdhenj

Skuadrilje – Katërsilurues

Anije ndihmuese – topograf, manjetike, cisterna, polumbarë

 

 

Historia

Përplasjet që çuan në ndarjen e bazës

Enver Hoxha u ftua për vizitë në Moskë në prill 1957, ku u nënshkrua një marrëveshje e re ekonomike dhe u falën kreditë e pashlyera deri në vitin 1955. Ai i ofroi BS-së ishullin e Sazanit për ta përdorur atë si bazë ushtarake, një ishull i vogël, 5,5 km katrorë, por një pikë e favorshme në hyrje të kanalit të Otrantos, 5 km nga bregdeti shqiptar dhe pika më e afërt me Italinë, 65 km. Hoxha ia kërkoi këtë gjë Hrushovit, i cili e dha pëlqimin, në kundërshtim me Molotovin. Ky i fundit, madje, ishte i mendimit që Shqipëria bashkë me Gjermaninë Lindore të mos ishin në Traktatin e Varshavës, pasi “po të prekej Shqipëria, Bashkimit Sovjetik do t’i duhej të luftonte në mbrojtje të saj”. Nga mesi i vitit 1957, prej Sevastopolit mbërriti në Vlorë anija “Dragë”, e destinuar për thellimin e pastrimin nënujor të porteve detare. Sipas një protokolli ushtarak midis Shqipërisë dhe BS-së, më 12 shtator 1957, në Shqipëri do të vinin 12 nëndetëse, 4 që në vitin 1958. Por shqiptarët nuk kishin ende personelin ushtarak të përgatitur. Kështu, në ndihmë do të vinin specialistë sovjetikë. Në këtë kohë Enver Hoxha propozoi që baza e Vlorës të ishte e nivelit të lartë dhe të bëhej bazë e Traktatit të Varshavës. Më 3 prill 1959 u nënshkrua protokolli përkatës për këtë qëllim.

Acarimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik erdhi menjëherë pas mbledhjes së Bukureshtit. Deri në atë kohë shqiptarët punonin në mënyrë shumë miqësore me rusët. Në shkollën e Marinës punohej me intensitet, për faktin se në kontratën me rusët ishte përcaktuar që pas tre vjetësh nëndetëset do të merreshin në dorëzim nga marinarët shqiptarë. Kontrata ishte bazuar në marrëveshjen e përbashkët të shtetit shqiptar me Traktatin e Varshavës, si anëtar i saj prej disa vitesh. Instruktorët sovjetikë kishin lavdëruar për përparimin që kishin bërë marinarët shqiptarë në procesin e njohjes së nëndetëseve dhe anijeve ndihmuese. Ndërsa disa prej tyre, ishin shprehur se tashmë qëndronin formalisht në bazën e Pashalimanit, pasi efektivi marinar ishte plotësisht i aftë t’i kryente detyrat luftarake. Këto cilësi detarët shqiptarë i kishin treguar në stërvitjet e shpeshta të asaj kohe. Në këtë periudhë rusët zëvendësuan këshilltarët e tyre ushtarakë në të gjithë repartet e ushtrisë dhe sidomos në flotën e Pashalimanit dhe shkollën e Marinës. Po kështu, rusët vepruan edhe me efektivin detar që asistonte në mjetet e lundrimit, së bashku me efektivat shqiptare. Më 26 maj 1961, në orën 08.00 të mëngjesit, tetë nëndetëse dhe anijet e tjera lundruese, të drejtuara nga ekuipazh sovjetik, u larguan nga baza e Vlorës. Në Pashaliman u lanë 4 nëndetëse dhe baza lundruese e quajtur “Nemçinov” si dhe infrastruktura bregdetare. Më 15 gusht 1961, në bazën e Pashalimanit shkoi për inspektim Enver Hoxha, i shoqëruar nga Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku e Kadri Hazbiu. Shqipëria u tërhoq “de jure” nga “Traktati i Varshavës, pas hyrjes së trupave sovjetike në Çekosllovaki, në 12-13 shtator të vitit 1968./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV