Beqir Sina, është një prej të internuarve dhe të persekutuarve bashkë me familjen e tij në kohën e komunizmit.
Sina dhe familja e tij kanë vuajtur dhe duruar 50 vjet në burgjet dhe kapet e internimit në Savër të Lushnjes.
Sot bën plot 30 vite që është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës së endërruar sidomos nga të persekutuarit e diktaturës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ,Beqir Sina ka ndarë me miqtë një foto dedikuar jetës së tij.
Beqir Sina, sot 60 vjeç, numëron 30 vite në Shqipërinë komuniste dhe 30 vite në Amerikën e ëndrrave.
Ai po përgatit një libër autobiografik, kushtuar pikërisht këtyre viteve, “Të lindësh dy herë”. /Ra.My.Fjala,al/