Lirohet nga qelia polici që i mori jetën George Floyd

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin, i cili akuzohet se i mori jetën afro amerikanit George Floyd është liruar ditën e sotme. Ngjarja e asaj kohe shkaktoi protesta dhe revolta të shumta në SHBA.

Chauvin, 44 vjeç, ndodhej në qelinë e sigurisë maksimale në Oak Park Heights që nga fundi i majit. Sipas mediave, efektivi u la i lirë me kusht të paguante 1 milion dollarë.

Të katër oficerët aktualisht të përfshirë në ngjarje tani janë liruar. Video që u publikua në rrjetet sociale tregonte Chauvin teksa i vendoste gjurin në qafë Floyd për gati tetë minuta. Video ndezi protesta dhe zemërim në Minneapolis dhe demonstrata në të gjithë botën.

Pa.Va/Fjala.al