Shqiptari i mirë Xhelil Musa…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adriatik Riza Dosti (Koment i paredaktuar)

Kushdo qe ka qene ne grupin e Ekipit kombetar ne prag ndeshjen me Gjermanine ne Hanover me 11 tetor te 1997 veshtire ta harroje dot ate c’ka i parapriu ketij takimi …

Nje grup i madh ..2 ekipe …ai Kombetar me trajneret Hafizi e Sejdini dhe ai Shpresa me trajneret S.Mema e B.Koka e ne perberje te tij edhe nja 10 gazetare sportive jemi nisur drejt Hamburgut kur per here te pare kishim mesuar faktin disi te cuditshem per ne deri ne ate lloj kohe aq te veshtire qe po kalonte Shqiperia…se atje do te na priste e sajdiste ne Hotel – Restorantin e tij gjithe delegacionin tone te stermadh sportiv per 1 jave resht me gjithcka qe i duhej nje ekipi kombetar per nje ndeshje te tille te vecante per eliminatoret e France 98…ndaj nje Gjermanie te frikshme….nje shqiptar i Kosoves qe quhej Xhelil Musa …

Shume nga ne nuk kishin degjuar me pare pothuajse kurgje e madje as qe e njihnin zoterine ne fjale edhe pse pak dite para nisjes mesuam dicka me shume reth mikpritesit tone me se shumti prej trajnerit Astrit Hafizi i cili duket se e kishte mik te hershem e pothuajse familjar .

Jemi nisur nga Tirana me Lufthansen me 4 Tetor 1997…dhe pas 2 ore e gjysem fluturim kemi ateruar ne Aeroportin e Mynihut…

Per shkaqe teknike … e peripeci qe ne shqiptareve s’na ndahen dot kurre…presim nja tre ore te mira per autobuzet qe do te na conin ne Hamburg por edhe per avionin me te cilin do te udhetonte kombetarja…dhe si zakonisht si i bejme punet ne shqipot…corap…perfundimisht ate nate fleme ne Mynih …ne hotel ”Astron’…
Te nesermen te gjithe se bashku me avion per gati 1 ore e pak fluturim mes permes Gjermanise kemi mberritur ne Hamburg…

Ketu na pret shqiptari i Kosoves z.Xhelil Musa i cili sikurse s’kish ndodhur kurre me pare ne historine e futbollit shqiptar …kish marre persiper ne ambjentet e biznesit te tij…hotel, bar-restorant e fushe stervitore …mikpritjen, mbajtjen, trajtimin e gjithcka tjeter nevojitej per gjithe delegacionin e stermadh futbollistiko-gazetaresk te ardhur prej Shqiperie qe pas nje jave do te ndeshej ne Hanover me Gjermanine e Berti Vogstit…

Media gjermane ishte e tera ne kembe pasi kurre me pare s’kish ndodhur qe nje ekip kombetar te vinte ne Gjermani nje jave para ndeshjes e te qendronte e te trajtohej e te stervitej e madje edhe te luante nje takim stervitor me nje ekip vendas… dhe te gjitha keto nen kujdesin e patronazhin e vecante te nje zoterie shqiptar me origjine e vendlindje Pozhoranin e Kosoves … e tash prej vitesh me banim ne Hamburg …i martuar me nje zonje te nderuar gjermane…e qe familjarisht kishte vite qe ishte teper i respektuar por edhe i suksesshem ne biznesin e tij familjar…

Kombetarja e Shpresa me autobuze speciale ne dispozicion te tyre… e ne grupi i gazetareve me nje mikrobuz nen kujdesin e shoqerine e z.Xhelil dhe te vellezerve te tij Misinit e Njaziut jemi nisur drejt Hotel -Restorantit ”Bej Musa” ku do te kishim rezidencen e qendrimit tone per gati nje jave te gjithe se bashku…

Per te na i lehtesuar edhe me shume qendrimin e punen tone z.Musa …ne grupin e gazetareve na akomodoi ne nje tjeter hotel diku tek nja 15 minuta larg ku qendronte Kombetarja por vinte na merrte e na conte tre here ne dite me mjet e shofer ne dispozicion …dhe pothuajse krejt familja e tij ishte dite nate e angazhuar ne maksimum qe si ekipeve tona kombetare , si grupit te gazetareve dhe te gjithe atyre qe benin pjese ne delegacionin sportiv ardhur nga Atdheu i tij i origjines te mos u mungonte as gjeja me e vogel…

Dashuria per Shqiperine, respekti, ndjenja e mallit te kurbetliut te ikur prej vitesh nga vendlindja e tij Kosova [ Xhelil Musa kish emigruar prej Jugosllavie ne Gjermani ne kerkim te nje jete me te mire qysh ne fillim-vitet 70]… perkushtimi i tij e i familjes se tij duke filluar me ate vete te parin e pas tij edhe me zonjen e nderuar te tij gjermanen Sylvia …vellezerit e tij, niperit , fare e fisin e kusherinjte e punesuar krejt ne biznesin e tij qe sic mesuam me vone nga vendasit ishte teper i suksesshem…ishin vertet prekes dhe te detyronin ta doje , ta nderoje e ta respektoje kete zotni burre te mire shqiptar e patriot si pak kush tjeter …

Ne hyrje te hotel – restorantit te tij jashte e brenda valviteshin flamujt kombetare te Shqiperise e Gjermanise…dhe ato dite ne Hamburg eshte folur shqip si kurre ndonjehere tjeter…

Gazetaret gjermane vinin verdalle me kamera e mikrofone nder duar dhe serisht e kishin disi te veshtire ta kuptonin se c’po ndodhte ketu ne Hamburg…c’ishte ky njeri qe kish ftuar nje ekip te tere kombetar…ekipin shpresa,,,nje tufe gazetaresh sportive dhe i mbante, i ushqente , i trajtonte e i sterviste krejtesisht brenda ambienteve te biznesit te tij [vecoj se fushen ku u sterviten ekipet tone z.Musa e kish marre me qera per 1 jave dhe ajo ndodhej vetem pak minuta larg prej hotelit ku ndodheshin futbollistet tane]…c’po ndodhte realisht ketu ne Hamburg Neugraben …pyesnin gjermanet kurreshtare qe kerkonin te mesonin gjithcka deri edhe ne detajet me te vogla…e pra nuk ishin dosido….pasi perfaqesonin D.W…ARD….ZDF…Kicker Fusball …Seudojce Zeitung etj etj…

Te merkuren e 8 tetorit z.Xhelil Musa na kish pergatitur edhe surprizen e pare…ne ekipi i gazetareve sportive ku ne perberje tone ishin …Dosti, Sinemati, Kokona ,A.Hyka, Tela, Gjoshi, Lundra, Aleksi, Zalla, Resmja , F.Ylli, B.Tufa etj.. ..vihemi perballe ekipit te tij ” Fc Bej Musa Futboll 97” te perforcuar edhe me Faruk Sejdinin, Tit Tafallen, Gjergji Thaken, Sul Memen etj …ne nje ndeshje vertet spektakolare futbolli…te cilen e mbyllem ne barazim 5-5 e me pas per te na respektuar ne grupin e gazetareve sportive ardhur nga Shqiperia vete z.Musa do te na dorezonte nje kupe fituesi simbolike…. topin e ndeshjes madje edhe nga nje uniforme sportive te bukur personale per sejcilin nga ne …

Kujtoj se pas kesaj ndeshje serioze por edhe me jo pak nota humori gjate saj …kemi festuar gjate ne nje restorant rezervuar enkas per ne nga mikpritesi yne i mrekullueshem qe po na befasonte nga dita ne dite…ku mikpritja- mirenjohja e respekti ishin gershetuar kaq bukur e njerezishem sa kurre me pare…

Kombetarje dhe Shpresa nderkohe vazhdonin pergatitjet e tyre serioze per ndeshjet e 10 dhe 11 tetorit me Gjermanine dhe ne gjithashtu vazhdonim te ndiqnim rregullisht stervitjet e tyre cdo dite…dhe kete mundesi ideale na i krijonte serisht i kudo ndodhuri,.,,fjale paku ,,,zemermadhi e i buzeqeshuri Xhelil Musa se bashku me krejt familjen e tij…

Lexo edhe :  Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut/ I shtohen dy muze të rinj

Si kurre me pare…jashte Atdheut tone …jemi ndjere me rehat e me mire se ndoshta edhe ne shtepine tone…dhe e gjithe kjo fale ketij shqiptari te mire e patriot por edhe familjes se tij e cila respektohej aq shume jo vetem nga shqiptaret e Hamburgut e te krejt Gjermanise te cilet s’mungonin kurre ne Hotel -Restorantin ”Bej Musa” por vecmas edhe nga vete gjermanet te cilet te flisnin me aq konsiderate per ciftin shqiptaro-gjerman Xhelil & Sylvia Musa…por edhe per vellezerit e djemte e tij…qe ishin vertet njeri me i mire se tjetri…

Te merkuren ne mbremjen e 7 tetorit …z.Musa kish rregulluar edhe nje takim miqesor mes Kombetares sone dhe nje ekipi te nje Seleksioni te Hamburgut [liga e 3 gjermane]…ndeshje kjo qe u fitua nga Kombetarja jone 3-0 e ku pati aq shume tifoze shqiptare sa une u cudita vertet…pasi krijuan nje atmosfere vertet te mrekullueshme qe ne aq shume na duhej per ndeshjen e pas 4 diteve…ne Hanover…

Te nesermen ekipi Shpresa u nis per ne Braushvaig …e dy dite me pas edhe ne na duhet te ndahemi prej miqve e mikpritesve tane te rralle e te vecante…bujare e te mrekullueshem tek te cilet bujtem me buke e zemer dhe u ndjeme aq mire sa veshtire te harrohet kollaj prej sejcilit prej nesh…

Nuk harrohen dot as Fuat e Lulezim Myftari [ babe e bir] pronare te hotelit ku qendruam ne grupi i gazetareve sportive e qe bene aq shume per ne te gjithe ne menyre qe ta ndjenim veten si ne shtepine tone…

E nen kujdesin e Federates gjermane te futbollit e me autobuzet speciale te tyre …tashme jemi nisur nga Hamburgu drejt Hanoverit ku na priste ndeshja e madhe e 11 tetorit…e ku kishim mesuar gjithashtu se qindra mijera shqiptare kishin siguruar bileta per te qene te pranishem ne kete ndeshje…

Pas me shume se 2 ore udhetim…mberrijme…dhe menjehere sistemohemi ne nje hotel lluksoz …”Bentherberg” ne mes te nje pylli e te nje gjelberimi fantastik…ndonese ne grupi i gazetareve preferojme te qendrojme ne hotel ”Eco” disa minuta larg kombetareve tona…

Kemi ndjekur te nesermen ndeshjen e Shpresave qe u fitua nga gjermanet 2-0…dhe nje dite me pas edhe ate te kombetareve mes Gjermanise e Shqiperise.,..

Drame me vete kjo ndeshje…e nje nder me te mirat e me te pa harruarat per historine e futbollit shqiptar…

Kujtoj se ne krah tim ne tribunen qendrore te shtypit kam patur prane mikun e kolegun tim te mire e te hershem Ervin Bakun i cili kish ardhur enkas per kete ndeshje qe nga Strasburgu i Frances ku edhe jetonte ne ate periudhe e se bashku me te e me kolege te tjere shqiptare e gjermane kemi perjetuar nje ndeshje tejet te rralle e emocionuese futbolli…

Nisi me autogolin e Kohler ne te 57….barazon Helmer ne te 67…dhe 2-1 per gjermanet me golin e Bierhof ne te 73….
Barazohen shifrat ne 2-2 pas golit te Tares ne te 80….vendasit i kalon ne avantazh 3-2 Marshall ne te 86…por shqiptaret barazojne ne 3-3 me kapitenin Vata ne te 88 …dhe ne minutat shtese te lojes akorduar aq cuditshem nga gjyqtari norvegjez Petersen….Oliver Bierhof ka shenuar golin e fitores se vuajtur 4-3 per gjermanet… qe per pak sa nuk pesuan ndonje infarkt miokardi…

Ne konferencen per shtyp ..Berti Vogstin.,,,Kohlerin e Bierhofin i kam patur perballe e vetem 2 metra larg meje…madje kam qeshur fort kur Biehof …pyetjes se c’mendonte per lojen e skuadres shqiptare po duke qeshur e tashme i cliruar nga cdo lloj ankthi ju pergjigj …pacin fat si skuader dhe uroj qe ne mos te na bien me ne grup…se keta duket sikur vetem kunder nesh luajne keshtu….

E pasi kemi lene pas ndeshjen e se shtunes se 11 tetorit 1997… ndeshje qe beri buje ne mbare median gjermane…por edhe ate europiane e boterore aq me shume per rrezultatin e arritur por edhe per lojen e bukur te skuadres se vogel shqiptare…te djelen heret ne mengjes jemi nisur me avion nga Honoveri per ne Mynih…e prej ketu po me Lufthansen…drejt e ne Tirane ku kemi mberritur diku pas ores 14.00…..e keshtu ka marre fund ky udhetim i yni 7 ditor Tirane-Mynih- Hamburg…Braushvajg- Hanover- Mynih – Tirane… ku u beme deshmitare te nje nje ndeshje te madhe futbolli mes Gjermanise se madhe e Shqiperise se vogel….por mbi te gjitha ishim deshmitare te nje mikpritje krejt te vecante e shume te rralle te nje shqiptari te mire prej Kosove me emrin Xhelil Musa e te familjes se tij te nderuar, patriote e shume te respektuar e cila hapi dyer e zemra per ne delegacionin sportiv te Atdheut te tyre…

Faleminderit z.Xhelil Musa …ju e familjes suaj…por edhe gjithe shqiptareve te Shqiperise e te Kosoves qe bete gjithcka per ne me shume mall e dashuri…respekt e mirenjohje ate jave tetori te larget te 23 viteve me pare te cilen ne miqte tuaj te vertete veshtire se do ta harrojme dot kollaj…

Vite me vone kam mundur te mesoj se shteti shqiptar e ka dekoruar e vleresuar z.Xhelil Musa per aktivitetin e tij shumvjecar patriotik ku ai e familja e tij kane bere jo pak ne te gjitha drejtimet per Shqiperine e Kosoven …. dhe mire ka bere e bravo ju qofte…

Por po kaq kam mbetur i befasuar e i zhgenjyer jo pak prej faktit se ”agallaret” e sotem te Federates shqiptare te futbollit jo vetem qe nuk e kane vleresuar asnjehere ashtu sic i takon e sic e meriton zoterine ne fjale por per faqen e zeze e turpin e tyre pothuajse e kane lene ne harrese edhe pse z.Musa ka vazhduar e vazhdon tu qendroje prane si askush tjeter Shqiperise e Kosoves por edhe sportit e vecmas futbollit te tyre …..ndaj nuk gaboj teksa them publikisht se ”agallaret e pashallaret” e sotem te futbollit tone e te Kosoves ne fund te fundit s’kane bere gje tjeter vecse kane treguar kesisoj mosmirenjohjen e tyre perzjere bashke me injorancen e anti-njerzillikun ….aq te njohur fatkeqesisht nder ne shqiptaret kur na ulin ne karriget drejtuese, kur na hipin ne poste…kur behemi me pak leke…kur jemi dikushi e me emer ne opinionin publik …kur nisim te kemi makina, shofere e bodigarde, zyra e dashnore… e kur na hipen ”si rastesisht” edhe vetja ne qejf…e kur pasi e kemi kaluar Lumin zeme e shajme Kalin qe na nxori ne bregun tjeter…

Ne foto…z.Xhelil Musa [ne mes] ne Aeroportin e Hamburgut duke pritur delegacionin e gazetareve sportive nga Shqiperia …5 tetor 1997…

Të fundit

“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, Hasani për sulmin në Gjermani: Thellësisht të tronditur!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në...

Ish-forcat e sigurisë së Asadit i dorëzojnë armët qeverisë së re siriane

Ish-forcat e sigurisë të regjimit sirian i kanë dorëzuar armët e tyre qeverisë kalimtare të lidhur me rebelët në qytetin jugor të Sirisë, Latakia,...

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana...

Ligji për pensionet: Pensionistëve do iu njihet pensioni mbi bazën e librezës së punës

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen...

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime nga vëzhgimet e tij rinore,...

Lajme të tjera

Web TV