Ngjarjet historike, gojëdhënat, persona, huqet, të metat e njerëzve të ndryshëm në shoqërinë e një vendi, përcaktojnë shpesh dhe zhargonet apo epitetet që përdor një popull kundrejt këtyre faktorëve social të sipërpërmendur.
Disa prej jush mund të keni dëgjuar shprehje të çuditshme apo emra, të cilave nuk ju a dimë origjinën, për shembull fjala “tajare”.
Të gjithë e kemi hasur në bisedat e zakonshme midis të moshuarve dhe shpesh i referohet të pasmeve, por nga e ka origjinën ky zhargon?
Tajare janë aeroplanët e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Haset sidomos në shprehjen tiranase “Je ftof n’tajare” që nënkupton përgjigjen kundrejt një personi që flet për plane apo projekte të pamundura për tu realizuar.
Axhale – Nxitim ose ngutje për të bërë një punë apo për të shkuar diku, si pasojë e ndonjë halli ose problemi.
Vitet 80-90 mbahen mend si vite të një rinie antikonformiste, nën joshjen e ndryshimit dhe fjalët që do të përmendim më poshtë i përkasin asaj periudhe.
Aqif Kaportoni – Një personazh mitik, fort i njohur në Tiranë, nga gjeneralitetet e të cilit dimë vetëm emrin dhe mbiemrin. Ka qenë shok shkolle me Aspi Karralloin, por jo shok klase, sepse ka qenë më i vogël në moshë. Aqif Kopertoni ka qenë i shquar për personalitetin e tij që nuk ia përfill te askush, objekt talljesh dhe vëniesh në lojë. Përdorej për të tallur dikë pa ndyer gojën.
Ahmak – Person pa fokus dhe i ngadaltë.
Skërfyell – Njeri i gjatë, i hollë mbi normalen, që ngjan si shkop, shpesh i shtrembër e gungaç.
Çerr – Fëmijët më të vegjël tek lagjja. Në një kuptim tjetër, tipat që dikush i mban me vete për të bërë punë të vogla e të parëndësishme si blerje paketash etj.
Kaçurrel – Koktejl origjinal shqiptar, një përzierje pijesh, fort e famshme në vitet ’80 e në vazhdim në lokalet e lagjeve, mensat e punëtorëve apo studentëve apo në lokalet pranë korpuseve universitare. Përbërësit bazë janë fërrneti (Liburnapo Redon), konjaku (Skënderbe) dhe ponçi. Duhet theksuar se përdorimi i çdolloj pijeje të huaj prish formulën magjike të kaçurrelit. Kaçurreli ka qenë pija e preferuar e studentëve në mëngjeset e fohta të dimrit, para orës së parë të mësimit.
Llaçi Bojs – Titull kënge e grupit “Ace of Bace”, që në origjinal është “All that she wants”. Kjo formë erdhi si pasojë e mosnjohjes së anglishtes në fillim të viteve ’90, kur kënga u dëgjua për herë të parë në Shqipëri. Ende përdoret edhe sot në radhët e njerëzve me njohuri të vakta në gjuhën angleze, por që e kanë qejf hitin e “Ace of Bace”.
Disko shptëpie – Shumë të preferuara gjatë viteve ’80-’90. Ishin festa që bëheshin në shtëpinë e dikujt me rast ditëlindjeje ose në raste të tilla si: mbarimi i shkollës apo kur dikush shkonte ushtar. Bëheshin kryesisht paradite, kur ata të shtëpisë ishin në punë. Karakteristike ishin prania e një magnetofoni, që ose e kishe vetë ose e merrje hua, kaseta audio me të njëjtat këngë që qarkullonin nga dora në dorë, “çmendje” të komshinjve nga zhurma e madhe, që pasohej nga spiunllëku tek njerëzit e familjes, ponç, konjak, fërrnet, vonë edhe ndonjë Fanta ose Coca-Cola./Fl.St/fjala.al