Meksika i kërkon Papës të kërkojë falje për rolin e Kishës në pushtimin spanjoll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador i dërgoi një letër Papa Françeskut, duke i kërkuar që Kisha Katolike të kërkojë falje për “mizoritë” që popujt indigjenë përjetuan përgjatë pushtimit spanjoll të vitit 1521.

Lajmi është publikuar nga mediat meksikane, të cilat raportojnë se vendimi erdhi pasi autoritetet meksikane hoqën dorë zyrtarisht nga restaurimi i një statuje të Kristofor Kolombit në Mexico City, dy ditë para një proteste, e cila pritej të zhvillohej me 12 tetor, në përkujtim të ditës së zbulimit të Amerikës .

Lopez Obrador e ripërsëriti propozimin e tij, të bërë tashmë në të kaluarën, ku Kisha Katolike së bashku me monarkinë spanjolle dhe shtetin meksikan, duhet të kërkojnë falje për popujt autoktonë, të cilët 500 vite më parë u plaçkitën dhe u robëruan.

Me datë 12 tetor në Meksikë festohet dita e Racës, në respekt të bashkëjetesës së popullsisë indigjene dhe europiane në vend.

Në muajt e fundit, aktivistë nga qytete të ndryshme anembanë Shteteve të Bashkuara kanë shkatërruar dhe vandalizuar disa statuja të ngritura për nder të Kolombit, me pretendimin se ato simbolizojnë gjenocidin dhe shfrytëzimin e popullsisë autoktone në Amerikë.

Kisha katolike luajti një rol kryesor përgjatë kolonizimit spanjoll të amerikave, si dhe mbështeti misionet për konvertimin e njerëzve indigjen në fenë e krishterë.

Në vitin 2015, Papa Françesku i kërkoi falje Bolivisë për rolin që pati Kisha Katolike në shtypjen e popullsisë në Amerikën Latine, gjatë epokës së pushtimit spanjoll./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV