“Delikuent komunist që frymëzon njerëz të rrënuar, të varur nga droga dhe mbeturina të majtë”.
Me këto fjalë e ka kujtuar presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, përmes një mesazhi në Twitter, Ernesto “Che” Gueavaran në përvjetorin e vrasjes së tij.
Mesazhi i Bolsonaros shoqërohet me një fotografi të revolucionarit argjentinas, pas arrestimit të tij.
“9 tetor. Delikuenti komunist “Che” Guevara vdiq në Bolivi, trashëgimia e të cilit frymëzon vetëm njerëz të varur nga droga dhe të margjinalizuar, mbeturina të së majtës”, shkruan Presidenti.
“Me fundin e tij, vazhdon ai, komunizmi ka humbur forcën në Amerikën Latine, por duket se është kthyer me “Forumin e Sao Paulo”, (i cili bashkon personalitete të së majtës nga Amerika Latine), dhe ne vazhdojmë ta luftojmë”.
– 9 de outubro
– Morria na Bolívia o facínora comunista Che Guevara, cujo legado só inspira marginais, drogados e a escória da esquerda. Com seu fim, o comunismo perdia força na América Latina, mas voltaria via Foro de SP, o qual seguimos combatendo.
– Hoje tem Brasil x Bolívia pic.twitter.com/is2FKUXoYj
— Jair M. Bolsonaro (@jairbolsonaro) October 9, 2020
Kush ishte Che?
Ernesto Che Guevara është padyshim një figurë historike e lëvizjes komuniste të shekullit të 20-të që tërheq interesin e njerëzve nga një gamë e gjerë ideologjish politike dhe jo vetëm.
Che është kthyer në një simbol revolucionar për një sërë partish dhe organizimesh të cilat deklarojnë se orientohen majtas, që nga socialistët dhe deri tek socialdemokratët e anarkistët.
Revolucionari
Ai është i njohur për rolin e tij në revolucionin kuban të vitit 1959, kur Fidel Kastro largoi dhe zëvendësoi nga posti i kreut të shtetit Fulgencio Batista.
Të dy u takuan për herë të parë në Mexico City pothuajse pesë vjet më parë, ku Guevara kishte lëvizur në vitin 1954.
Pasi u bashkua me “Lëvizjen e 26 Korrikut” të Kastros që synonte marrjen e pushtetit nga Batista, Guevara u ngrit për t’u bërë një figurë kyçe në revolucion dhe u emërua si president i Bankës Kombëtare të Kubës dhe ministër i Industrisë.
Nga ky pozicion, ai ishte në gjendje të zhvillonte planet vendase për rishpërndarjen e tokës dhe shtetëzimin e industrisë kubane. Ai udhëtoi nëpër botë si ambasador i vendit.
Guevara udhëhoqi qeverinë Castro drejt afrimit më të ngushtë me Bashkimin Sovjetik përmes diplomacisë së tij, e cila do të provonte një marrëdhënie thelbësore për Kubën gjatë Luftës së Ftohtë, pasi Castro kërkoi të parandalonte Shtetet e Bashkuara nga ndërhyrja në vend.
Gjashtë vjet pas revolucionit, Guevara u largua nga Kuba për të përhapur revoltën marksiste diku tjetër. Ai mbërriti në Kongo më 1965 dhe u përpoq të mobilizonte forcat e rebeluara të armatosura atje kundër qeverisë qendrore kongoleze. Përpjekjet e tij dështuan brenda shtatë muajve.
Deri në fund të vitit 1966, pas një kthimi të shkurtër në Kubë, Guevara ia kishte kushtuar vëmendjen Bolivisë dhe një lëvizje revolucionare kundër qeverisë atje.
Megjithatë, më pak se një vit më vonë Guevara u kap nga forcat boliviane të mbështetura nga SHBA më 8 tetor. Ai u ekzekutua të nesërmen në moshën 39 vjeçare./Re.D/Fjala.al