Rusi/ Dëbohen dy diplomatë bullgarë, shpallen “persona të padëshirueshëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia tha se do të dëbojë dy diplomatë bullgarë, gati tri javë pasi dy pjesëtarë të stafit të Ambasadës ruse në Sofje, janë akuzuar për spiunim. Atyre iu është thënë të largohen.

Autoritetet bullgare i kanë shpallur dy diplomatët rusë “persona të padëshirueshëm” më 23 shtator, nën akuzat se kanë mbledhur informacione sekrete shtetërore për planet e Bullgarisë për modernizmin ushtarak.

Duke e përshkruar veprimin e Bullgarisë si të pabazë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se e ka thirrur ambasadorin bullgar në Moskë, Atanas Krystin, për ta informuar se dy diplomatët, me seli në Moskë, janë shpallur “persona të padëshirueshëm”.

Procedimi penal kundër tyre nuk ka mundur të vazhdojë, pasi ata kishin imunitet diplomatik.Ambasada ruse në Sofje ka thënë se nuk ka prova për të justifikuar “dëbimin e paarsyeshëm” të diplomatëve të saj.

Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, me lidhje përgjithësisht të mira me Rusinë, e cila e furnizon atë me energji.

Sofja, edhe në janar, ka dëbuar dy diplomatë rusë, nën dyshimet se kanë ndjekur informacione të klasifikuara. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Lufta e Tretë Botërore brenda 10 viteve? Europianët nuk kanë besim tek ushtritë e tyre

80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, amerikanët dhe europianët besojnë se një konflikt i tretë global edhe më...

13 gola, Interi kalon Barçën, një përballje dramatike që hyri në historinë e futbollit

Interi është finalist i parë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Skuadra zikaltër ka arritur të sigurojë finalen pas një ndeshje të çmendur...

Abdixhiku i fton partitë parlamentare për qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku...

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga...

Shpërthen tjetër luftë? India sulmon Pakistanin me raketa

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shpërthyer sërish pas një serie sulmesh me raketa të kryera nga ushtria indiane ndaj territorit pakistanez. Sipas ushtrisë...

Lajme të tjera

Web TV