De Biasi bën tifozët të ëndërrojnë: Mund të rikthehem tek Kombëtarja e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianni De Biasi pranoi se mund të rikthehet tek Kombëtarja Shqiptare në të ardhmen.

Kjo deklaratë e ish-trajnerit të Kombëtares ka bërë që tifozët kuqezi të ëndërrojnë sërish për një rikthim të De Biasit. Për shkak të luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, këta të fundit do të luajnë sfidën e radhës në “Elbasan Arena”. De Biasi do të rikthehet në tokën shqiptare për sfidën e ardhshme të Azerbajxhanit, si trajner i këtyre të fundit. Në një intervistë për “Supersport”, ai e la hapur rrugën për një rikthim të mundshëm në stolin e Shqipërisë.

I pyetur se çfarë përshtypje i la sfida e Kombëtares Shqiptare ndaj Kazakistanit, De Biasi u shpreh se Edy Reja ka krijuar një grup të talentuar

“Shqipëria ka një skuadër të mirë, eksperte në mbrojtje dhe me lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulm. Me pak fat, mund të merrte toren. Duket sikur dalëngadalë ka nisur një rinovim, shumë lojtarë jashtë, si Balaj, Cikalleshi. Si mendoni? Është një skuadër shumë e re, me të ardhme, ka mundësi të bëjë mirë dhe të rritet. Ka lojtarë që po rriten e po marrin përvojë jashtë. Kumbulla luan më Romën, Gjimshiti me Atalantën në Champions, është përvojë shumë e rëndësishme.

Strakosha dhe Berisha janë portierë me eksperiencë. Mendoj që është skuadër e bukur e që mund të japë kënaqësi. Duhet të jetë më konkrete dhe të marrë rezultate. Reja do të punojë nga kjo pikëpamje. Janë të rëndësishme edhe ndeshjet e ardhshme për të parë përpara. Pikat më të forta dhe më të dobëta nëse do ta kishe kundërshtare Shqipërinë? Në mbrojtje është shumë e mirë. Gjimshiti dhe Kumbulla janë shumë cilësorë. Nga krahët ka lojtarë që shtyjnë, nuk është lehtë. Para, nëse Manaj është mire, edhe ndonjë lojtar i kohës sime, do të ishte në nivel të lartë.”, u shpreh De Biasi.

Lexo edhe :  Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Kur u pyet nga gazetarët a do të rikthehet te Kombëtarja nëse një ditë krijohen kushtet ai nuk e hodhi poshtë këtë opsion.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Kemi kaluar për 5 vite e gjysmë bashkë, ku i dihet, në të ardhmen… Nuk varet vetëm nga unë, për momentin jeni në duar të sigurta.”, theksoi De Biasi.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy...

Ka fjetur me Mevlanin? Livia: Nuk e kam mohuar që kam ndjenja për të

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua primen e kaluar. Livia ka...

3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin...

Rritja më e turizmit në Europë gjatë 2024-ës, portali gjerman rendit Shqipërinë të parën

Portali gjerman WEB.DE ka renditur Shqipërinë të parën në listën e destinacioneve evropiane me rritjen më të shpejtë të turizmit për vitin 2024. Shqipëria zë...

Gangsterët e hetimit

Nga ARTUR  AJAZI Rasti Veliajt, na tregoi se edhe njerëzit e hetimit kanëdefektet e tyre, kanë mangësitë dhe boshllëqet e tyre nëprofesion, që ndikojnë mjaftueshëm...

Lajme të tjera

Web TV