Kombëtarja, plot 9,472 kilometra “në eter” për… vetëm dy ndeshje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse 6 orë e gjysmë në ajër për të përshkuar largësinë ajrore prej 4,620 kilometrash, nga Tirana në Kazakistan, por edhe mbi 5 orë të tjera pa ndalesë, për të përshkuar 4,852 kilometrat nga Almatija në Vilnius.

Një fluturim i lodhshëm që është kryer gjatë paradites, për t’i lënë vend stërvitjes zyrtare në mbrëmje. Të hënën, Kombëtarja ka bërë një stërvitje në Kazakistan, të fundit atje, teksa sot ka fluturuar drejt Lituanisë.

Të hënën, në fushë kanë zbritur lojtarët që nuk kanë marrë minuta në Kazakistan, por edhe 3 zëvendësimet që luajtën më pak sesa dhjetë minuta. Për stafin e Kombëtares, siç bën me dije FSHF, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, me përjashtim të Amir Abrashit, i cili mori një goditje në kavilje rreth minutës së 85-të.

Mesfushori është i vetmi që për momentin nuk mund të llogaritet i gatshëm për sfidën e revanshit ndaj Lituanisë, si i vetmi kundërshtar që e ka mundur Shqipërinë.

Të hënën është punuar kryesisht me goditjet standarde, nisur edhe nga numri i cunguar i lojtarëve në stërvitje, pasi për titullarët në Kazakistan ka pasur një program rikuperimi dhe rigjenerimi të muskujve.

Ndërkaq, sonte, pak a shumë në të njëjtin orar me ndeshjen e së mërkurës, kuqezinjtë pritet të zhvillojnë seancën e parë dhe të vetme stërvitore në Stadiumin 5,000-vendësh të Federatës Lituaneze të Futbollit, të njohur më parë si stadiumi “Vetra”.

Duhet theksuar se ky stadium ka sipërfaqe artificiale të lojës dhe aty do të luhet ndeshja e së mërkurës, midis Lituanisë dhe Shqipërisë, që do të sillet për sportdashësit nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.

Siç dihet, delegacioni prej rreth 50 personash që kanë udhëtuar drejt Kazakistanit, një pjesë e tyre janë kthyer në Tiranë dhe grupi që ka vijuar më tej drejt Vilniusit nuk ka qenë më i madh se 40. Kjo nënkupton se në kryeqytetin e vendit balltik kanë udhëtuar 24 futbollistët, 10 anëtarët e stafit teknik dhe vetëm disa nga drejtuesit apo stafi mbështetës i Federatës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve...

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Nga Kreshnik Spahiu Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata? Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedur siç u shpall personi në listën...

Kompanitë europiane ngrejnë alarmin/ Rritja e euros kundrejt dollarit shqetësuese

Rritja e euros kundrejt dollarit këtë vit po bëhet shqetësim për eksportuesit. Kompanitë europiane po alarmohen për euron e fortë, pasi rritja e monedhës kundrejt...

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që...

Qeveria miraton mbrojtje të veçantë për punonjësit e kërcënuar të AMP-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për forcimin e mbrojtjes së punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët përballen me kërcënime...

Lajme të tjera

Web TV