Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

80 raste të reja pozitive dhe 3 viktima nga Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kryesisht viktimat janë nga Shkupi, Struga dhe Strumica, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 800, shumica prej të cilëve nga Shkupi.

Kryeqyteti maqedonas mban numrin më të madh të të infektuarve në 24 orët e fundit, gjithsej 54 raste. Raste aktive në nivel të vendit janë 3.996 persona. Numri i të shëruarve gjithashtu ka shënuar rritje me 97 persona duke e çuar në 16.397 numrin e përgjithshëm të atyre që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Deri më tani me koronavirus janë diagnostikuar 21.193 persona nga rreth 210 mijë teste të kryera. Ndërkohë, në kuadër të masave për mbrojtje nga pandemia Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për mbajtjen e maskave në hapësirat publike, përveç në rastet e aktiviteteve fizike në natyrë dhe në makinë kur udhëtojnë persona të të njëjtës familje. Maskat do të jenë të obligueshme edhe në hapësira publike, transport publik dhe institucione publike ndërsa pas orës 22.00 nuk do të lejohen grumbullime të më shumë se katër personave. Qeveria ka kërkuar respektimin e masave si mundësi e vetme për mbrojtje nga COVID-19 dhe mosngarkimin e sistemit shëndetësor.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënuan 177 raste të reja dhe 5 viktima, ndërkohë shifrat ditën e sotme janë ulur ndjeshëm. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot ishte një nga ditët me më pak raste në javët e fundit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Lajme të tjera

Web TV