Shqipëria harron të fitojë/ Kuqezinjtë barazojnë edhe ndaj Lituanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja kuqezi ka luajtur të mërkurën ndeshjen e 4-t në kuadër të grupit të 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës, duke u ndalur në një barazim 0-0 në Lituani përballë përfaqësueses vendase.

Takimi i zhvilluar në Stadiumin e Federatës Lituaneze të Futbollit dhe i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka folur më shumë për kuqezinjtë, të cilët i kanë patur rastet e tyre për shënim, por pa arritur t’iu shndërrojnë ato në gol. Dhe, sikundër pritej, trajneri Edi Reja ka vendosur të bëjë 3 lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistanit.
Kombëtarja është rreshtuar me skemën 3-5-2, por duke i vazhduar t’i besojë sërish treshes Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje, si dhe gjithashtu kapitenit Berisha në portë. Risitë e Rejës në këtë takim janë Lenjani, Laçi dhe Seferi, që startojnë si titullarë ndryshe nga ndeshja e parë, duke zënë vendin e Trashit, Kallakut dhe Manajt. Çerekora e parë e ndeshjes së luajtur në kryeqytetin lituanez, ka folur për kuqezinjtë, teksa Shqipëria e nis në sulm, duke depërtuar bukur nga e majta, por Lenjani rrëshket në momentet e fundit në minutën e dytë.
Nisje e mirë e të besuerve të Rejës, që vetëm dy minuta më pas, provojnë me Laçin me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, pas gabimit të mbrojtësit mik, por topi shkon jashtë kuadratit. Shqipëria vazhdon të jetë më ngulmuese në krahun e majtë të sulmit, këtë herë me Seferin i cili gjen Lenjanin në hyrje të zonës. Gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe largohet nga mbrojtja vendase në minutën e 7-të. Vetëm 10 minuta më pas bëhet e gjallë përfaqësuesja vendase, e cila është pranë golit me sulmuesin Laushkevis, i cili nuk ka arritur të gjejë kuadratin nga shumë pranë portës.
Është me fat Shqipëria në këtë moment, por kundërpërgjigjet në minutën e 22-të, me një tjetër rast të rrezikshëm me Seferin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësit e Lituanisë. Dy minuta më pas, Qazim Laçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës për protesta. Shqipëria kërkon 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga futbollisti lituanez, nuk mendon kështu gjyqtari. Pamjet tregojnë qartë se topi është prekur me dorë. Në minutën e 32-të, Marash Kumbulla bëhet futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar, pas një dyluftimi me futbollistin kundërshtar.

Tjetër moment shumë i mirë për Shqipërinë 6 minuta më pas, kur Seferi provon me një goditje fluturimthi, por portieri vendas ben mrekullinë duke i mohuar golin Kombëtares shqiptare. Përtej dy minutave shtesë, mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes midis Lituanisë dhe Shqipërisë. Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Shqipëria, pasi largohet Lenjani dhe vendin e tij e merr Trashi. Dhe është i sapofuturi në lojë për kuqezinjtë, Trashi, i cili, në minutën e 49-të, nis 3 harkime radhazi në zonë për Brojën, por ky i fundi nuk arrin as të kontrollojë e as ta godasë topin.
Minuta e 58-të sjell edhe dy zëvendësime të tjera te Kombëtarja, pasi largohet Broja dhe Kumbulla dhe në fushë hyjnë Vrioni dhe Mihaj. 4 minuta më pas, rrezikojnë lituanezët, por vendimtare është ndërhyrja e Berishës, i cili u mohon kështu golin vendasve. Minuta e 64-t sjell një tjetër zëvendësim tek Shqipëria, pasi largohet Laçi dhe vendin e tij e merr Endri Çekiçi, ndërsa në aksionin që vijon, është e pabesueshme çfarë humbet Seferi, i cili, i vetëm përballë portierit, pas pasimit të Veselit nuk arrin të shënojë.

Lexo edhe :  Berisha për nofkën 'Bufi': Rama më ka bërë nder, por do të zhgënjehet kur ta kuptojë

Gjuajtja e sulmuesit është ndalur nga gardiani vendas dhe gjithçka mbetet në baraspeshë. Menjëherë më pas, edhe Keidi Bare ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë. Vendasit do të zgjohen në minutën e 74-t, kur ka një rast i dyshimtë në zonën e Shqipërisë, vendasit pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari francez vazhdon lojën. 4 minuta më vonë vjen edhe zëvendësim i fundit tek Shqipëria, teksa largohet nga fusha Seferi dhe vendin e tij e zë Manaj. Pavarsisht se forca goditëse ka rënë, provon edhe Vrioni me një gjuajtje nga larg 9 minuta para fundit të kohës së rregullt, por pasaktësisht.
Sekondat e para të minutës së parë shtesë, nga 5 të tilla, teksa lituanezët bëjnë disa ndërrime, sjell edhe një rast të shkëlqyer për kuqezinjtë. Një harkim nga e majta gjen Trashin në zonë, i cili ka fituar hapësirë për veten, dhe godet, por, duke qenë mbase i sigurt se do të shënonte, gabon krejtësisht dhe nuk e gjen kuadratin. Një rast i shkëlqyer për të gjetur fitoren në kohën e duhur, por i shkuar dëm.

Megjithatë, Shqipëria e mbyll në sulm, teksa e vë nën presion mbrojtjen dhe portierin vendas, por pa e gjetur dot atë gol të vyer, që do të nënkuptonte 3 pikë dhe kreun e grupit.
Mbyllet kështu me rrjeta të paprekura ndeshja e kthimit midis Lituanisë dhe Shqipërisë dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

Të fundit

Kryediplomati britanik në Kosovë për forcim të bashkëpunimit

Kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar "theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në...

Rrugëtimi i një Diplomati: Një Jetë mes Urave dhe Kufijve

  Nga Arben Cici   Vjen një moment në jetë kur njeriu duhet të zgjedhë një rrugë, një shteg që do të përcaktojë ditët e tij, ëndrrat...

Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një konferencë për mediat tha se...

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo

Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri...

Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe

Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe. Trupi i studentes shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që...

Lajme të tjera

Web TV