Donald Trump: Vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se unë

Presidenti i SHBA, Donald Trump u shpreh se vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se ai.

Këto deklarata i bëri gjatë fushatës në Kaliforninë e Veriut, duke ndarë një histori të tij me një mik.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në 3 nëntor, ku gara mes demokratëve të Joe Biden dhe republikanëve të Donald Trump sa vjen dhe bëhet më e ashpër.

 “Ai më tha mua deri tani ti je personi më i famshëm në botë.”

-Unë i thashë jo nuk jam

-Ai më tha po je

-Unë i thashë jo nuk jam.

-Dhe ai më pyeti se kush është më i famshëm se ty.

-Unë i thashë Jezu Krishti”, tregoi Trump.

Trump i është rikthyer fushatës pasi mposhti Covid-19. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen 3 nëntor, ku gara mes tij dhe Joe Biden sa vjen dhe bëhet më e ashpër.

 

Pa.Va/Fjala.al