Ansi Agolli: Vetëm biznesi e shpëton futbollin, ndaj lipset një Ligj i saktë Sponsorizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është një nga futbollistët më të spikatur të brezit të tij dhe jo rastësisht ka mbajtur edhe shiritin e Kombëtares kuqezi, ndërsa ka shijuar edhe përvojën e dy veprimtarive madhore të klubeve të kontinentit, Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës.

Tanimë 38-vjeç, Ansi Agolli po e provon fatin në Shtetet e Bashkuarara, por kjo nuk do të thotë se ai është shkëputur nga futbolli shqiptar, të cilin e ndjek vazhdimisht. Por, siç dihet, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ende nuk kemi nisur sezonin për shkak të bojkotit të Liges Profesioniste që kërkon miratimin e Ligjit për Sponsorizimet si kusht bazë.

“Në çdo aspekt si shtet, kemi qenë dhe jemi mbrapa, mirëpo jemi ende në kohë për të përmirësuar disa gjëra që në pamje janë të vogla, por shumë të rëndësishme për të çuar përpara një sport, që është mjaft i dashur për vendin tonë, – ka thënë ish-futbollisti i Kombëtares, në një intervistë dhënë për “TeleSport.al”. – Përveçse të arrish në Kupat e Evropës, të ardhurat në klubet shqiptare janë pothuajse zero. Kjo gjë i bën investitorët në futboll, apo edhe në sporte të tjera të jenë të kursyer e shumë prej tyre edhe të frikësuar për faktin se investimet e tyre do të shkojnë dëm. Kemi parë shumë biznesmenë që kanë pasur skuadra të tërhiqen nga investimi në sport dhe i mirëkuptoj plotësisht.”

“Ky është momenti ku me anë të këtij ligji të kthesh edhe një herë njerëzit e biznesit, të investojnë në futboll sidomos në kampionatin shqiptar, sepse sa më shumë investim të ketë aq me shume rritet kualiteti i klubeve, – ka vijuar lojtari i dalë nga Tirana. – Me aprovimin e këtij ligji, hapet një kapitull mjaft i rëndësishëm për futbollin shqiptar që padyshim është diçka mjaft pozitive për të ardhmen. Uroj të miratohet sa më shpejt dhe që topi të fillojë sërish së rrotulluari në Shqipëri.” Ai ka luajtur që fëmijë në Shqipëri, këtë problematikë e ka hasur vetë duke ditur se futbolli është për shumicën një mundësi për të jetuar.

Dhe nëse klubet nuk kanë mundësi financìare bëhet edhe më e vështirë të ketë rregullësi në rroga. Ndaj Agolli ka një apel për shtetin.

Lexo edhe :  Çiklisti rrëzohet pranë finishit, ja kush e fitoi etapën e fundit në Rrethin e Shqipërisë

“E kam hasur personalisht kur kam luajtur edhe vetë te Tirana dhe në një farë mënyrë i mirëkuptoja ato biznesmenë, të cilët kishin probleme me pagesat, por për shumë futbollistë në Shqipëri ajo rrogë është mënyra e vetme e jetesës ndaj dhe apeli im është që qeveria duhet të reflektojë, sepse është një mundësi mjaft e mirë për ta çuar futbollin në Shqipëri në një nivel akoma më të lartë se sa është tani, – ka rrëfyer ai. – Siç e thashë më lart, futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri nga çdo njeri.”

Shqipëria është i vetmi vend evropian që ka 1 fushë futbolli për 100 mijë banorë, shumë pak për të mos thënë asgjë fare dhe Ansi Agolli e ka të qartë se pa elementin bazë, futbolli nuk mund të shkojë kurrkund.

“Sepse askush nuk do të investojë, sidomos në terrene, sepse nuk i kthehet asgjë mbrapa, – ka theksuar futbollisti që një pjesë të konsiderueshme të karrierës e kaloi tek klubi azer i Karabagut. – Fushat e futbollit janë gjëja më e rëndësishme, që futbolli jonë ka, sidomos akademitë, por edhe skuadrat profesioniste dhe padiskutim që sa më shumë të jenë aq më shumë rritet edhe cilësia.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Subvencionet ndikojnë tregun/ Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit

Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimir Çelës nga Karbunara...

Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 600 mijë dollarë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij, Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kërcënimi që vjen nga Kina, real

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë dhe se mund të jetë...

Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe media. Informatori i...

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn në krizë sa herë që...

Lajme të tjera

Web TV