“Bëmë baba të të ngjaj”/ Djali i Tares pjesë e Lazios për Champions

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etien Tare, i biri i Igli Tares është përfshirë në listën e Lazios në Champions League.

Ekipi bardhekaltër ka publikuar listën e Champions League dhe sipas rregullores duhet që pjesë e skuadrës të jenë dhe dy të rinj nga klubi i Primaveras.

Dy talentet e zgjedhur nga Inzaghi janë Etieni dhe Matia Peruci. Etieni është 17 vjeç ndërsa Matia është 18.

Edhe pse e vështirë që t’iu vijë radha për të debutuar në Champions, të 2 të rinjtë e talentuar do të jenë në dispozicion të trajnerit.

Etien Tare lindi në Brescia,  në vitin 2003 kur i ati, Igli ishte pjesë e kësaj skuadre. Ai është i gjatë 192 cm dhe arma e tij më e fortë janë gjuajtjet me kokë.

Prej disa sezonesh djali i Iglit është pjesë e akademisë së Lazios, ndërsa tani do të jetë në dispozicion të ekipit të parë.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV