Vendi i rrallë që nuk numëron asnjë rast me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nunavut, një territor verior në Amerikën e Veriut është një nga vendet e rralla në botë që nuk numëron asnjë rast me Covid-19.

Marsin e kaluar kur kufijtë në të gjithë botën u mbyllën dhe rastet e koronavirusit u rritën, zyrtarët në Nunavut vendosën që të ndiqnin të njëjtën rrugë.

Ata vendosën disa nga rregulloret më të rrepta në Kanada, duke ndaluar hyrjen e pothuajse të gjithë personave jorezidentë.

Banorët që ktheheshin në shtëpi nga jugu, fillimisht do të duhet të kalonin dy javë në qendra izolimi.

Deri më tani, pak më shumë se 7,000 persona, kanë kaluar kohë në këto qendra, si një ndalesë para kthimit të tyre në shtëpi.

Njerëzit janë kapur duke thyer izolimin dhe u është zgjatur qëndrimi.

Por, në një kohë kur infeksionet e koronavirusit u përhapën në të gjithë Kanadanë dhe me numrin e rasteve të reja në rritje, shifra zyrtare e rasteve në Nunavut mbetet zero.

“Vendimi mjaft drastik për të sjellë këto masa u mor për shkak të cënueshmërisë së mundshme të popullatës ndaj Covid-19 dhe sfidave unike të rajonit të Arktikut”, shprehet zyrtari i shëndetit publik në Nunavut, Dr Michael Patterson.

Por duket se këto masa e kanë ndihmuar këtë rajon që të ketë një kontroll total të situatës, në një kohë që e gjithë bota po lufton me virusin dhe rastet janë duke u rritur çdo ditë.

Burimi: BBC

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV