Dramë në Madrid/ Reali pa busull shokohet nga Shakhtar

Reali i Madridit ka marrë një humbje befasuese në Champions League nga Shakhtar Donetsk me shifrat 2-3.

Në pjesën e parë skuadra e Zidane ishte pa busull në fushë duke u shpërfytyruar 0-3 nga golat e Tete në minutën e 29’, autogoli i Varane dhe goli i Solomon në minutën e 42’.

Në të dytën skuadra e Zidane tentoi të zgjohej, por supergoli i Modric dhe goli i Vinicius Jr nuk mjaftuan për të kthyer rezultatin. Fundi ishte dramatik për Realin pasi VAR i anuloi golin e barazimit nga Valverde për pozicion të parregullt.

Skuadra e Zidane merr humbjen e dytë radhazi, pas asaj ndaj Cadiz, në La Liga.

Pa.Va/Fjala.al