Tirana dhe Kastrioti, barazim 1-1 në miqësore, krutanët japin shenja të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Kastrioti kanë zhvilluar të mërkurën një ndeshje miqësore, në vijim të përgatitjeve të tyre në pritje për nisjen e sezonit të ri të mbetur pezull për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit. Në takimin e zhvilluar në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri Emanuel Egbo hodhi në fushë në 11-shen e parë për Tiranën Likën, e më pas Tolin, Vangjelin, Hoxhallarin, Ismajlgecin, Giamfinë, Bathën, Torrasës, Kobinanë, Dansonë dhe Sasrakun.

Ndërsa homologu Ramadan Ndreu i Kastriotit u përgjigj me Pujën në portë e më pas me Deliajn, Çelën, Bojomin, Prodanin, Mehmetin, Huseinin, Okebukun, Moraeshin, Bardhin dhe Da Silvën. Pjesa e parë ka parë bardheblutë të bëjnë një vëllim më të madh loje, por pa e konkretizuar atë, ndërsa krutanët kanë qenë mjaft cinikë, duke rrezikuar madje 3 herë brenda çerekorës së parë, por gardiani kryeqytetas, Lika, ka qenë në lartësinë e duhur. Me kalimin e kohës, Tirana mundohet të kundërpërgjigjet, por Kastrioti mbrohet me kujdes.
Dhe, për rrjedhojë, 45 minutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura. Ato të dytat nisin me të njëjtën tablo, me Kastriotin që e pret Tiranën në zonën e vet dhe mundohet ta godasë me kundërsulme, një strategji që jep fryte në minutën e 54-t, kur Bardhi do të finalizojë me shpejtësi dhe me sukses një sulm të krutanëve dhe do të kalojë Kastriotin në epërsi. Tirana do të mundohet të reagojë dhe ka ndërtuar raste për shënim, ndërsa takimi ndikohet edhe nga ndërrimet e shpeshta dhe të shumta që të dy trajnerët bënë përgjatë gjysmëorës së fundit të ndeshjes.

Lexo edhe :  Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Sidoqoftë, trysnia e bardhebluve jep fryte në minutën e 75-të, kur Muçi ruan gjakftohtësinë në zonë dhe godet saktësisht, duke përshëndetur rrjetën. Përtej përpjekjeve të Tiranës në çerekorën e fundit, mbyllet në barazim 1-1 kjo miqësore, me Kastriotin që bëri një paraqitje mjaft të mirë, që premton për sezonin e ri në këtë rikthim në Kategorinë Superiore.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV